Gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare

Gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare

Njohësit e trafikimit me qenie njerëzore kanë tërhequr vërejtjen se gjysma e viktimave të trafikuara në Kosovë janë nën moshën 18 vjeçare. Ata kanë bërë të ditur se nëntë mujorin e parë të këtij viti janë identifikuar 24 viktima të trafikimit dhe janë arrestuar 145 persona të dyshuar për pjesëmarrje në këtë dukuri të dëmshme shoqërore. Shefi i Sektorit Qendror të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati është cituar të ketë deklaruar se trafikimi me qenie njerëzore mbetet një prej fenomeneve sfiduese edhe për Kosovën. Statistikat flasin se nga viti në vit numri është pothuajse i njëjtë dhe sillet nga 30 deri në 40 viktima të identifikuara. Në vitin 2015 janë identifikuar 30 viktima të trafikimit. Rreth gjysma e këtyre viktimave të trafikimit që shfrytëzohen kryesisht për prostitucion janë fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …