Brickos

Adem Grabovci

Grabovci: Të ndiqet shembulli Kroaci-Slloveni për demarkacionin

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka folur për çështjen e demarkacionit. Ndonëse ka thënë se kjo marrëveshje duhet të votohet në Kuvend, ai ka këshilluar që për shkak të kundërshtimeve të shumta, të ndiqet shembulli Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çështje të mbetet e hapur për revidim apo arbitrazh ndërkombëtar. Grabovci ka shtuar se për këtë duhet të ketë edhe pajtim mes dy shteteve. Sipas tij, opozita nuk i ka ndihmuar kësaj çështje pasi që e ka politizuar skajshmërisht atë. Ndërkaq duke folur për punën e deritashme të Qeverisë, Grabovci ka thënë se disa ministri nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës, prandaj sipas tij, është koha që partnerët e koalicionit ta vlerësojnë punën e gjithsecilit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …