Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim detyre

Gruevski: E mbështesim formimin e Qeverisë vetëm nëse Zaev tërhiqet nga “platmofoma tiranase”

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” ka thënë së partia e tij është duke e përgatitur një dokument  më anë të cilit do të bëhet e mundur dalja e shtetit nga kjo gjendje. Për krizën politike në të cilën aktualisht ndodhet Maqedonia ai e ka akuzuar kreun e LSDM-së, “krimineli i Zoran Zaev përpiqet t’i fshij krimet e tij”, është shprehur Gruevski. Megjithatë e ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se nëse Zaev tërhiqet nga “platmofoma e tiranase” do ta ndihmojnë në formimin e qeverisë në të kundërt do kërkojë zgjedhje të parakohshme. Gjithashtu  ai e ka ftuar popullin e tij për mbrojtjen e shtetit. “Është e nevojshme që kombi ta mbrojë shtetin e tij sepse shtetin mundet të mos e kemi. Të mos mendohet se nuk e kam thënë ja po e përsëris, nëse populli nuk e mbron shtetin mundet ta humbin”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …