Grupi i luftëtarëve të Kumanovës: Mos luftoni për lirimin tonë, luftoni për lirinë e popullit dhe fëmijëve Tuaj

Grupi i luftëtarëve të Kumanovës: Mos luftoni për lirimin tonë, luftoni për lirinë e popullit dhe fëmijëve Tuaj

Ne, ushtarët e Grupit të Kumanovës bëjmë thirrje që shqiptarët të ngriten në luftë çlirimtare kunder forcave sllave dhe për bashkim kombëtar.

 Por theksojmë se ne nuk e kërkojmë këtë gjë për lirinë tonë e për shpëtimin nga burgu.

 Neve nuk na dhimbset burgu, vuajtjet, torturat, siç nuk na dhimbset as jeta, por mbi të gjitha na dhimbset robëria e popullit dhe fakti se nuk kemi mundur të bëjmë më shumë për lirinë e tij!

 Veprimtaria atdhetare dhe lufta për çlirimin e kombit janë detyra të përhershme për çdo shqiptar që i thotë vetes ashtu.

 Prandaj, ju shqiptarë e shqiptare, bijë e bija të Atdheut, vazhdoni luftën atje ku ne e lamë për shkak të tradhtisë së disa individëve që na pamundësuan çlirimin e plotë të pjesës së robëruar nga sllavo-maqedonasit.

 Lufta është e gjatë e me mundime, por në shtegun drejt lirisë duhet të veproni me mençuri e strategji kombëtare, pa përçarje e tradhti.

 Luftoni jo për lirinë tonë, por për veten e për fëmijët juaj, ashtu që gjeneratat e pa lindura ende të gëzohen SHQIPËRINË ETNIKE…

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …