Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)

Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)

Habib Zogaj u lind më 9.6.1973 në Lladroc të Malishevës. Babai, Bahtiu dhe nëna Fazilja, nga jeta e tyre bashkëshortore sollën në jetë pesë fëmijë: Agronin, Afrimin, Habibin, Ibadetën dhe Jetonin.

Habibi, shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Më- suesit dhe shokët e gjeneratës atë e kujtojnë si një fëmijë inteligjent, i sjellshëm e i dalluar edhe në aktivitete të tjera, sidomos me prirje për letërsi dhe histori. Pas përfundimit të shkollës fillore, regjistrohet në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ku ndoqi mësimet deri në vitin e tretë me sukses shembullor. Edhe këtu, af- tësitë e Habibit bien në sy te mësimdhënësit. Prirjet e tij për prozë dhe poezi çmoheshin lart, si nga nxënësit e shkollës, ashtu edhe nga mësimdhënësit. Më 16 prill të vitit 1992 vendos të kalojë kufirin e dhunshëm ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për të shuar kurreshtjen dhe për të marrë edhe më shumë forcë në rrugën e nderit dhe të lavdisë. Më 17 prill ëndrra e tij tashmë ishte bërë realitet. Pas kalimit të kufirit, dy javë të tëra qëndroi në qytetin Bajram Curr, e pastaj gjatë tre muaj e gjysmë vizitoi shumë qytete të Shqipërisë londineze, si Krujën, Elbasanin, Durrësin dhe vendbanime të tjera. Atje do të kuptojë se tashmë Adem Jashari dhe bashkëveprimtarët e tij nga Kosova kishin shkuar dhe po stërviteshin nga oficerët vendorë në përgatitje të një kryengritjeje të armatosur në trojet e robëruara nën Serbi. Me t’u kthyer nga Shqipëria, drejtoria e shkollës ku mësonte Habibi merr vendim për shqiptimin e një mase ndëshkuese, duke e përjashtuar atë nga shkolla për një vit. Edhe pse me një vit vonesë, Habibi e kryen shkollën e mesme me sukses të shkëlqyeshëm dhe regjistrohet në Prishtinë, Kështu, në vitin akademik 1994/1995 përveç studimeve, aktivisht mirret edhe me stërvitje në sportet luftarake, sidomos në karate, ku arrin sukses të dal- luar. Në kuadër të klubit të karatesë ”Prishtina” shquhet për mjeshëtri të rrallë, me ç’rast shpërblehet me mirënjohje dhe falënderime të ndryshme. Arrin të marrë edhe Brezin e Zi, titull ky mjaft i lartë në sportin e karatesë. Në fillimvitin 1998 diplomoi në Fakultetin Ekonomik dhe regjistroi studimet pasuniversitare. Meqë lufta në Drenicë tashmë kishte shpërthyer dhe me një shpejtësi të madhe po përhapej edhe në zonat e tjera të Kosovës, braktis studimet dhe qytetin e Prishtinës për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në prill të vitit 1998, Habibi armatoset me pushkën e gjyshit të tij, Hajrullah Alisë, i njohur në popull si Hajra, një burrë i ndershëm, bujar dhe trim.

Më 8 e 9 maj të vitit 1998 zhvillohet beteja e parë në Grykë të Llapushnikut, ku luftëtarët e lirisë, nga të dy anët e magjistrales sulmuan forcat serbe, duke ua bërë të ditur se më nuk mund të qarkullonin nëpër këtë arterie të rëndësishme rrugore, me trupat dhe makinerinë e tyre vrasëtare. Pas kësaj beteje, pasoi mbyllja e rrugës në Grykën e Llapushnikut deri në ofensivën e 24 dhe 25 Korrikut, kur forcat serbe me mjete të rënda luftarake arrijnë të depërtojnë në zonën, që për afër tre muaj ishte tërësisht e kontrolluar nga UÇK-ja. Në 16 betejat e zhvilluara në këtë zonë, Habib Zogaj i njohur me pseudonimin “Arbri” ishte luftëtar i dalluar.

Habib Zogaj së bashku me komandantin e njësitit diversant, Agim Çelaj-Coli u dallua veçmas në luftën e Rahovecit, më 17 korrik 1998. Në këto luftime u përjetësuan luftëtarët Agim Çelaj, Sadik Shala, Liman Gega dhe disa luftëtarë të tjerë.

Si zëvendëskomandant i njësitit diversant- vëzhgues, Habibi, më 10 gusht 1998 në Malishevë mori pjesë në sulmin kundër paramilitarëve serbë të vendosur në shtëpinë e Bajram Selmanit. Në këtë aksion morën pjesë edhe luftëtarët Kujtim Kras- niqi, Gani Kastrati e të tjerë. Ndërkaq, më 23 gusht të vitit 1998 në lagjen Sopi të Lla- pushnikut vriten dy mercenarë rusë nga snajperi i Habibit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Habib Zogaj tashmë lëvizte sa në një vijë të frontit, në tjetrën duke u shkaktuar for- cave të armikut humbje të njëpasnjëshme.

Kështu, më 24 gusht 1998, në vendin e quajtur “Bajrak” të Luzhnicës u zhvillua një tjetër betejë e drejtpërdrejtë me armikun, ku në fushën e nderit bien dëshmorët Afrim Buqaj, i njohur me emrin”Mësuesi”, Nuhi Mazreku – “Snajperisti” dhe Gani Kastrati, që të tre luftëtarë të njësisë elite të UÇK-së. Një ditë më vonë, në përpjekie për t’i nxjerrë trupat e tre luftëtarëve të rënë, nga dora armike, në fushën e nderit bie edhe komandanti Ismet Jashari – ”Kumanova”, emblemë e luftës për liri dhe bashkim kombëtar dhe sinonim i vyrtyteve më të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe Habib Zogaj – ”Arbri”. Rënia e këtyre pesë luftëtarëve të spikatur të UÇK-së brenda dy ditësh ishte humbje e madhe për luftën dhe zhvillimet e mëvonshme, sepse ajo u pasua me rënien e disa pikave strategjike si ajo në Luzhnicë, Carralevë etj. Mirëpo, heroizmi i tyre u bë motivim dhe shembull se si duhet luftuar e sakrifikuar për lirinë e atdheut. Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për Ismet Jasharin, Shtabi i Përgjithshëm mori vendim që Brigada 121 të pagëzohet me emrin e Komandant ”Kumanova”, kurse njësia elite diversante-vëzhguese me pseudonimin e dëshmorit Habib Zogaj, ”Arbëri”.

Habib Zogaj ishte fejuar vetëm pesë ditë para rënies. Shkrimet e tij nuk kanë ar- ritur t’i mbijetojnë flakës së paramilitarëve, me përjashtim të një ditari nga shkolla e mesme që pershkruan itinerarin dhe përshtypjet gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Ështe me vlerë edhe kërkesa e Habibit, e nëshkruar nga 15 nxënësit e tjerë të vitit të tretë të gjimnazit “Abdyl Frashëri” në Malishevë, të cilët kërkojnë nga Ku- vendi i Kosovës që të shpallin Republikën e Kosovës në mënyrë që ajo të mbrohet me çdo çmim. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …