Hapet tregu mobil i prodhuesve bujqësor në rajonin e Drinit

GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që ti ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u mundësuar shitjen dhe promovimin e prodhimeve të tyre në hapësirat më të frekuentuara mu në qendrat urbane si dhe në pikat më të frekuentuara turistike të këtyre komunave. Gjithashtu projekti ka për qëllim edhe ofrimin e mundësive të furnizimit të konsumatorëve vendor, turistëve, tregut  dhe restoranteve me prodhime të freskëta vendore. Përmes këtij projekti janë ofruar shtande-tavolina shitëse dhe promovuese për prodhime bujqësore, e të cilat janë të vendosura në hapësirat e cekura më poshtë:

–          Në Deçan në Rr.”Salih Çeku”,

–          Në Pejë në Sheshin Qendror të  Qytetit si dhe

–          Në Istog në Rr. “Fadil Ferati”.

GLV “Gjeravica”, fton të gjithë prodhuesit bujqësor të këtyre komunave që të kontaktojnë me Drejtoratet Komunale të Bujqësisë dhe të marrin lejet e shfrytëzimit të këtyre  pikave  shitëse dhe më pastaj të fillojnë me shitjen e prodhimeve të tyre.

Gjithashtu ftohen edhe konsumatorët, që të shfrytëzojnë ofertat e prodhuesve vendor për nevojat e konsumit të tyre.

Agjenda:

E Premte  28.07.2017 nga ora 09.45 -10.00- Ardhja dhe regjistrimi  në Deçan, 10.00-10.30– Ceremonia e hapjes

–         Fjalë rasti:

  • Përfaqësues nga GIZ –Cosira

  • Përfaqësues nga Komuna e Deçanit

  • GLV “Gjeravica”

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …