Haradinaj: Kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes së Kosovës nga Serbia, që nënkupton një lloj falje

Kryeministri Haradinaj dhjetë ditë afat banorëve të Hadës, ndryshe dërgon ekskavatorët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dhënë afat dhjetë ditë banorëve të Hadës dhe Shipitullës që të pranojnë ofertën e tij për zhvendosje, përndryshe do të dërgojë ekskavatorët dhe do ta zbatojë ligjin. Ai pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut dhe banorët e Shipitullës e Hadës, tha se ka disa ditë që shpronësimi ka ngecur, duke bllokuar kështu edhe prodhimin e rrymës. Kreu i ekzekutivit tha se më 1 dhjetor, qeveria e ka miratuar shpronësimin dhe ka marrë vendim për termat për shpronësim, derisa e ka vlerësuar atë më ‘gjenerozin’ që ka mundur të marrë Kosova. Por, sipas tij, disa matrapazë po duan që të përfitojnë nga mundësia e kolapsit energjetik dhe ta dëmtojnë vendin dhe buxhetin. Haradinaj: Disa matrapazë po duan ta plaçkitin vendin

“Përkundër këtij fakti hetoj se ekziston një rrjet i matrapazëve, këta janë matrapazë disa, që këtë gjendje, situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike të Kosovës, urgjencën që me shkuar më mihje po duan ta plaçkitin në mënyrë të paskrupullt edhe buxhetin e vendit, por edhe ta dëmtojnë situatën energjetike. Sot i kam ftuar t’iu tregoj se kur kalon afati kohor ligjor i këtij vendimi, zbatohet ligji. Oferta që pason pas këtij afati nuk është kjo gjenerozja, por është një ofertë tjetër në bazë të ligjit për shpronësim. Le ta dinë qytetarët e vendit që qeveria ka qenë gjeneroze, është gjeneroze me banorët e Shipitullës dhe Hadës. Por, po ashtu edhe durimi e ka një kufij, nuk mund t’i presim pa kufi disa matrapaz ta bllokojnë Kosovën të prodhojë rrymë për shkak se kanë ndërtuar objekte brenda natës për shkak se kanë rritur metra katror dhe për shkak se po duan të plaçkitin brenda këtij shpronësimi”, t ha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se ua ka bërë të qartë banorëve se nëse nuk e pranojnë ofertën e tij brenda dhjetë dite, atëherë do ta zbatojë ligjin për shpronësim dhe do t’i dërgojë ekskavatorët atje me apo pa dashjen e tyre. “Vendimi është marrë me 1. 12. 2017, tash kur është regjistruar në fletoren zyrtare, por i kanë dhjetë ditë po thuhet nga dita e sotme. Ata që i nënshkruajnë, i nënshkruajnë me këtë ofertë, pas dhjetë dite zbatohet ligji për shpronësim, që është gjysma e kësaj që ju kemi ofruar dhe shkojnë ekskavatorët, si për ndërtime pa leje që shkojnë, njëjtë shkojnë ekskavatorët dhe do t’i heqim prej aty”, tha Haradinaj.

I pyetur se kush janë këta matrapazë dhe nëse qëndron dikush nga politika mbrapa, kreu i ekzekutivit tha se janë gjithkund nga një, qoftë te banorët, në komunë, ministri dhe KEK.”Unë e kam përshtypjen që në çdo kategori është nga një, të banorët ndonjë, në komunë ndonjë, në ministri ndonjë, në KEK ndonjë, disa pështjellak që kanë nxjerrë përfitime prej këtij procesi në të kaluarën dhe qeta e kanë mbajtur peng Kosovën deri sot. Kushdo qofshin le ta kuptojnë që ka ardhur një fund, nuk do të mbahet Kosova peng prej këtyre pështjellakëve. Të gjithë do të vuajnë pasojat nëse ndodh një kolaps energjetik nuk do të mbesë asnjë pa i paguar pasojat e veta”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se me ofertën e tyre për banorët janë habitur edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë pasur vërejtje se pse po u japin kaq shumë. Mirëpo, sipas tij, këtë kanë dashur ta bëjnë në mënyrë që t’ua paguajnë ‘edhe ndjenjën e shpërnguljes’, e jo vetëm tokën që kanë aty.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …