leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Fushata e Thaçit, Mustafës dhe Veselit për Demarkacionin është antikushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bënë kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për ta imponuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është antikushtetuese. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai ka përkujtuar se neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit. Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nënën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove, theksoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …