Haradinaj: Ka shumë politikanë në Kosovë që shesin moral në mënyra të ndryshme, por e vërteta është ndryshe

Haradinaj: Ka shumë politikanë në Kosovë që shesin moral në mënyra të ndryshme, por e vërteta është ndryshe

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës manifestimin qendror të hapjes së fushatës e mbajti në sallën “Një Tetori” në Prishtinë. Duke folur para mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së, lideri i saj, Ramush Haradinaj theksoi se Kosovës nuk i kanë munguar njerëzit, miqtë dhe resurset por i ka munguar një qeverisje që vepron. Ndërsa duke komentuar parashikimet sipas të cilave Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara, kryeministri Haradinaj theksoi se një orë e angazhimit të tij është sa e gjithë jeta e atyre parashikuesve. Në Kosovë ka shumë të tillë që shesin moral në mënyra të ndryshme por e vërteta është krejt ndryshe dhe unë nuk kthehem mbrapa t’i shaj ata që ishin para meje në detyrën që po bëjë unë, theksoi në mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …