Daut Haradinaj

Haradinaj kërkon lirimin e nënkolonel Nehat Thaçit

Deputeti i AAK, Daut Haradinaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit, i cili është arrestuar në Serbi dhe i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Veprimet e tilla sipas tij po tregojnë se është brenda logjikës së njëjtë të veprimit politik sikurse në kohën e ish-udhëheqësit të saj Sllobodan Millosheviq. Ndalimi i oficerit të policisë është edhe një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqsor ndaj Kosovës, me logjikën e njejtë Millosheviqiane. Koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politkëbërësit tonë dhe t’i ndalin këto praktika, t’i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit. Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që saherë mundet përbuzë uniformen tonë Policore , tani duke arrestu me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite. Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij. Kosova duhet të ja bëjë të kjartë Brukselit se raportet ndërshtetrore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …