Brickos

Raportet tona me partnerët ndërkombëtarë kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin thotë, Ramush Haradinaj

Edhe Qeveria e Kosovës ka marrë guxim dhe ka reaguar lidhur me sulmet kundër Sirisë

Pas sulmeve ajrore që u ndërmorën në Siri nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shume shtete kanë dalë në mbështetje të treshes duke arsyetuar bombardimet. Për herë të parë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas intervenimit të aleatëve në Siri. Haradinaj ka deklaruar se Kosova i qëndron në krah këtij intervenimi për të ndalur regjimin e Asadit në Siri. Ai po ashtu ka thënë se sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme. Edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e Amerikës, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian “Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Pacolli. Kjo është hera e parë që krerët e Kosovës reagojnë lidhur me luftimet në Siri. Për shkak të pjesëmarrjes së disa qytetarëve të Kosovës në luftë kundër regjimit të Assadit, krerët e Kosovës kanë marrë qëndrim për t’i dënuar ata, duke i shpallur terroristë dhe pjesëtarë të organizatave ekstremiste. Kjo ka bërë që emri i Sirisë të mos përmendet fare në fjalorin e tyre politik, deri tani kur sulmin kundër Assadit e ka filluar Amerika dhe aleatët e saj besnikë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …