Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Pallati i Rinisë t’i rikthehet Komunës së Prishtinës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Pallati i Rinisë t’i rikthehet Komunës së Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësues të Bordit Menaxhues dhe Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Pronave të udhëhequr nga Petrit Gashi, kryesues i Bordit, me të cilët bisedoi për sfidat e menaxhimit të kompanive që janë interes strategjik i vendit. Në këtë kontekst, Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqja e AKP-së që të nisin procedurat adekuate konform ligjeve në fuqi, që fati i Pallatit të Rinisë në Prishtinë të marrë epilog, përkatësisht që t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës, të cilët gjatë viteve ‘70 të shekullit të kaluar kanë paguar vetëkontribut për ndërtimin e tij.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i AKP-së që të fillojë procedurat ligjore të cilat mundësojnë që për një kohë optimale me Pallatin e Rinisë të menaxhojë Komuna e Prishtinës. Përveç kësaj, në takim janë shtjelluar dhe janë diskutuar edhe tema shumë të rëndësishme, siç është çështja e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, ku palët u dakorduan që gjetja e zgjidhjeve të kënaqshme për të gjithë është jetike për Kosovën. Përfaqësuesit e AKP-së kanë bërë të ditur se sot ia kanë dorëzuar kryeministrit studimin e fizibilitetit për konsolidimin e Trepçës, si kompani ligjore afariste e mëvetësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …