Ramush Haradinaj

Haradinaj: Për 100 ditë qeverisje do të merren rreth 300-400 vendime

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se brenda 100 ditëve të qeverisjes do të merren qindra vendime. Ai ka shtuar më tutje se për momentin është me rëndësi që të merren vendime për çështje që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shtuar më tutje se nëse analizoni punën e Qeverisë, mund të merrni rendin e ditës së një qeverie dhe aty mund të shihni substancën se çfarë ka ndodhur aty dhe aty e shohim se çfarë është duke ndodhur ka javë që ka një takim qeverie, ka javë që mbahen dy takime. Nënkupton që në 100 ditë do të kemi rreth 300-400 vendime apo veprime të qeverisë që lidhen me jetën e njerëzve të këtij vendi. Megjithatë, ka vend gjithmonë për analizë të veprimeve dhe e mirëpres, ka shtuar në mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …