Ramush Haradinaj

Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters. Ende nuk ka njoftime zyrtare lidhur me këtë zhvillim të publikura nga Radio-Evropa e Lirë. Autoritetet franceze kanë nisur procedurat ligjore në rastin Haradinaj. Më herët gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …