Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj: Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social i ka kujtuar të rënët në Fortesë, Brestoc dhe Celinë. Ai ka thënë se të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe përherë do të jetojnë në kujtesen e popullit.

“Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc. I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesen e popullit gjithmonë. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …