Haziri: Do të vazhdojë rindërtimi i sheshit, organizimi urban dhe përfundimi i shëtitores së re

Haziri: Do të vazhdojë rindërtimi i sheshit, organizimi urban dhe përfundimi i shëtitores së re

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do të vazhdojë rindërtimi i sheshit, organizimi urban dhe përfundimi i shëtitores së re. Ai sot ka parë nga afër punimet në ndërtimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, me ç’rast tha se kjo shëtitore është kthyer në qendër për bizneset, ndërkohë që planifikohet edhe organizimi i bizneseve të mesme dhe të vogla, duke krijuar vende të reja pune. Tani po merr formë edhe sheshi “Rexhep Mala e Nuhi  Berisha” dhe ne besojmë që në vitin e ardhshëm do të përfundojnë të gjitha punimet në këtë pjesë dhe do të fillojmë ta rindërtojmë në të njëjtën mënyrë lumin “Stanishorka”, deklaroi kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …