Hilmi Hysni Hoti (15.3.1980 – 10.8.2001)

Hilmi Hysni Hoti (15.3.1980 – 10.8.2001)

I diplomuar ne Gjimnazin “Abdyl Frasheri” në Malisheve, më pastaj vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës nëe Fakultetin e Kulturës Fizike.

Hilmiu ishte biri i dyte i Hysni Hotit, veprimtar i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, pjesëtar i njërës nga organizatat më të mëdha të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. Pas veprimtarisë së tij të gjatë dhe të lavdishme Hysniu  babai i Hilmiut arrestohet nga regjimi pushtues dhe dënohet me shume vite burgim. Hilmiu bashkë me vëllanë e madh Samiun dhe motrat Vlorën e Sarandën mbesin nën kujdesin e nënë Fatimes dhe gjysh Halilit. Pra Hilmiu që në fëmijëri ishte rritur me dashurinë për atdheun.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Hilmiu kapet nga forcat serbe dhe mbajti burg në  Pozharevc deri pas çlirimit të Kosovës.  Edhe pse I ri në moshë, falë përgatitjeve fizike që kishte marrë në Fakultet dhe burrërisë së të atit i cili tashmë ishte frymëzim për gjeneratat e reja se si nuk duhej ndalur veprimtarin për idealin shekullor të shqiptareve, edhe përkundër vuajtjeve dhe dënimeve më të rënda njerëzore që mund të merrnin nga pushtuesi.  Hilmiu u bëri ballë të gjitha maltretimeve të pushtuesit, dhe në  mars te vitit 2000 lirohet nga burgu dhe  familjes i rikthehet por si një rreze Dielli. Por si duket kjo rreze do të ndriçonte edhe trojet tjera shqiptare, në të cilat synohej që  Shqiptaret në tokë të vet, mos të quheshin shqiptare e as të mos flisnin Shqip.

Përveç Hysniut, babait të dëshmorit i cili ishte i veprimtar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe tani ka statusin ish i  Burgosur Politik, Hilmiu në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte edhe Skender Hotin dhe Enver Hotin, djem të xhaxhallarëve, si dhe Milaim Hotin i  cili ishte bashkëluftëtar i Hilmiut në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Hilmiu ishte në prag të fejesës, planifikohej që pasi të kthehej nga lufta të bënte dasmën në atdheun e lirë. Mirëpo Hilmiu  iu bashkua dasmës së Lirisë së Trojeve Shqiptare dhe të jetë brenda Historisë së saj.

Emrin e Hilmiut e mbanë nipi i tij  djali i Samiut.

Përmendorja e Dëshmorit shndrit në  Shkollën Fillore në vendlindjen e tij cila me krenari mbanë Emrin e ish nxënësit të saj “Hilmi Hoti” .

 Rrëfimi nga bashkëluftëtari i dëshmorit, Ilir Bytyqi

Meqë njiheshim me Hilmiun, apo Elmin siç e thërrisnim  ne shokët e tij, shkuam ne Prekaz, ishte Nata e Zjarreve. Pasi që unë iliri dhe Mani ishim kthyer nga Maqedonia. Aty edhe biseduam që të nisemi për Maqedoni – Kumanove, aty ku populli shqiptar përjetonte padrejtësitë më të mëdha njerëzore. Data që do të niseshim ishte 21 Mars 2001 ne ora 05:00 e mëngjesit, ndërsa vendtakimi ynë do të ishte Malisheva, aty do të takoheshim edhe me Visar Krasniqin, Milaim Hotin dhe shokët tjerë nga Deqani Bashkim Lokaj dhe Arton Tolaj.  Rruga për në Kumanovë nuk ishte e lehtë, pasi që kishte kontroll të shumta.  Nata na zuri në Zheger të Gjilanit ku edhe e kaluam natën në një familje, pastaj në mëngjes u nisem për në Stanqiq dhe Gushincë. Atë ditë edhe mbërrijmë në piken ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku u e morëm edhe uniformen dhe armatimin. Hilmiu u vendos në grupin e Mirsad Ndrecajt dhe vazhduan rrugën për në Sllupqan. Pasi që Hilmiu ishte student i Fakultetit të Kulturës Fizike tek ai qysh në fillim u vrenjten shkathtësi ushtarake, andaj ju besua detyra që t’i përgatiste fizikisht ushtaret e rinj për luftë.  Kjo kohë për UÇK ishte ilegalitet i plotë. Natën këto zona kontrolloheshin nga UCK ndërsa ditën nga  Maqedonasit. Deri  me 2 Maj 2001 kur edhe u bë dalja publike e UÇK dhe shpallja e zonës së lirë nga UCK.

Pas vendosjes së pikave dhe shpalljes zonë e lirë, Zona e Karadakut, armiku merr ofensive për thyerjen e pozicioneve të UCK, njëra ndër pikat që ishte sulmuar ishte pika në fshatin Slimc, mbi fshatin Sllupçan “Te Pishat”. Me tu informuar Hilmiu për sulmin, ai merr njësinë e tij dhe shkon në mbrojtje të asaj pike. Ende pa shkuar në front makina e Hilmiut sulmohet nga maqedonasit. Falë përgatitjeve të tij arrin që t’i kundërpërgjigjen armikut në të njëjtën mënyrë duke bërë që ai breshër plumbash mbi të, të pushoj. Në këtë mënyrë Hilmiu vazhdon drejt rrugës së nisur. Pas  kthimit  nga ajo pikë ku kishte pasur  luftime deri në distancë prej 10 metrave, ku armiku detyrohet të zmbrapset mbrapa, ndërsa UCK arrin të tërheqë të plagosurit dhe të dërgojë në spitalin ushtarak ushtaret të cilët ishin nën komandën e Hilmiut.

Meqë zonat e marruara nga UCK po zgjeroheshin,  falë vendosmërisë së ushtareve të saj, Komandanti i Zonës Gjeneralmajor Maliq Ndrecaj, bënë ristrukturimin e Komandës duke emëruar Hilmiun, Komandant Kompanie të Policisë Ushtarake.

Falë këtyre djemve UCK bëhet një faktor i përmasave ndërkombëtare.  Maqedonasit të thyer moralisht dhe ushtarakisht, në mënyrë tinëzare i mësyjnë Vaksinces duke marrë në ndihmë edhe bullgarë dhe mercenar serb e rus.

Me të marrë informacionin që Vaksinces i janë mësyrë tanke Elmiu merr skuadrën dhe në ballë të tyre shkon për përforcime në Vaksince nga Sllupqani. Për të shkuar deri atje në këmbë duheshin 3ore, Hilmiu mbërrin në kohë dhe pozicionohet dhe u kundër përgjigjët maqedonasve në mënyrë të ashpër.  Këtu takohet edhe me Naim Vakcinsen dhe vendosin për pozicionet e tyre, në këto luftime Hilmiu ishte me Snajper dhe armë të tjera të cilat dinte ti  përdorte n mënyrë profesionale dhe një mjeshtëri te paparë e cila linte të kuptonte se ky djalë kishte kryer edhe Akademinë Ushtarake. Në këtë betejë armiku humbe dy ushtar rus nga snajperi i Komandantit të Policisë Ushtarake, pra Hilmiu, për të cilin arma tashmë ishte bërë pjesë e pandashme.

Pas gjithë atyre luftimeve që kishin nisur më 23 Maj dhe kishin dy ditë që nuk ishin ndërpre, dhe në mungesë të furnizimit,  Hilmiu kërkon përforcime nga Komanda, ku në përforcime shkon edhe vete Komandanti i” Brigadës 113 Ismet Jashari” Fadil Nimani “Tigri” me Njësinë Speciale “Skënderbeu” me komandant Beqen dhe zv. Ilir Bytyqi, këta e takojnë Hilmiun në istikame me ushtaret e tij. Duke parë që janë të lodhur nga luftimet dhe pagjumësia Hilmiut i  kërkohet që të tërhiqet  që të pushojë. Përgjigjja e tij ishte se nuk mund të pushojë kur shokët e tij luftojnë. Ata vazhdojnë që ti ndajnë istikamet, kështu luftimet vazhdojnë deri sa armiku fillon të tërhiqet pas humbjes në njerëz dhe teknik. Gjatë tërheqjes lëshon disa  predha të tankeve ku njëra nga to fatkeqësisht godet dhe plagosë Komandant TIGRIN dhe Naim Vaksincen. Hilmiu me të parë të plagosur Naimin shkon për ta tërhequr dhe kupton që edhe komandant “Tigri” është i plagosur, në rrethana tepër të vështira Hilmiu arrin që të tërheq Naimin dhe Komandant Tigrin i dërgon në spitalin ushtarak ku aty merr edhe lajmin se ndërroi jetë TIGRI.  Kjo humbje e madhe ata po i forconte dhe më tepër duke bërë të pathyeshëm Idealin e dëshmorëve, andaj Hilmiu me bashkëluftëtar vazhduan me betejat tjera nga të cilat vlen të përmendët edhe në betejat e Mateqit në të cilën betejë  Hilmiu humbi edhe dy bashkëluftëtaret tjerë Visar e Labinot Krasniqin.  Forcat maqedonase u zmbrapsen me humbje të madhe e cila tani më ishte bërë e zakonshme për ta, ndërsa UÇK po rritej me fitore të betejave dhe realizim të idealit të saj.

Tani me UCK vetëm se arriti pikësynimin e saj, po pritej të nënshkruhej edhe Marrëveshja e Ohrit me të cilën përfundonte edhe kjo luftë, mirëpo vetëm dy dite para saj bie heroikisht edhe HILMI HOTI me 10.08.2001. Trupi i të cilit prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Hotël të Kumanovës, pranë Visarit e Labinotit.

Kontrolloni gjithashtu

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 - 22.4.1999)

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e …