Brickos

Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Hoxha: Po punojmë intensivisht për realizimin e obligimeve nga MSA

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillin për Stabilizim Asociim ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është duke punuar intensivisht në realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Ajo tha se të gjitha prioritetet në fushën e legjislacionit janë të reflektuara në Planin e Punës dhe Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2017. Hoxha tha se në rend të parë është rishikimi i legjislacionit penal dhe atij kundër-korrupsionit si pjesë aktiviteteve për këtë vit.

Lidhur me ligjet, ajo bëri të ditur se është hartuar projektligji për “Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, i cili është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Zyrën e BE-së në Kosovë. Sa i përket “Projektligjit për Prokurorin e Shtetit”, Ministria ka themeluar grupin punues për të hartuar koncept dokumentin dhe pastaj edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurorin e Shtetit, ku do të reflektohet ndryshimi i kërkuar që do të mundësoj rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, me qëllim që të fuqizohet Prokuroria Speciale në rrugën e saj për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit dhe krimit të nivelit të lartë”, theksoi ministrja Hoxha. Ajo,  po ashtu theksoi se është themeluar Grupi Punues dhe Grupet Tematike për hartimin e Kodit Civil të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …