Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Hoxhaj: Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, ajo është direkt e varur nga Beogradi

Zëvendës-kryeministri i  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal. Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi.  Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …