Hoxhaj viziton familjen Segashi në Munih

Hoxhaj viziton familjen Segashi në Munih

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka arritur në mbrëmje në Munih ku e ka vizituar familjen Segashi, e cila ka humbur vajzën 14 vjeçare në ngjarjen e djeshme.
Enver Hoxhaj iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shumë të afërmve tjerë të mbledhur për ti qëndruar afër familjes në këto momente të vështira.
“Jam këtu me ju të shpreh ngushëllimet e mija dhe të qytetarëve të Kosovës. Të marrë pak nga dhimbja juaj e madhe që keni sot. Ne si shtet i Kosovës do të jemi pranë jush si çdo shqiptar në këto orë” ka thënë Hoxhaj.
Më pas ai ka vizituar edhe vendin ku ka ndodhur tragjedia duke vendosur lule pikërisht në njërën nga pjesët ku ka pasur viktima më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …