muqa 900
vala
vipa
Fillimi / Lajmet / IDK: Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2016 ka pasur një aktivitet të dobët, në rënie
Kuvendi i Kosovës

IDK: Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2016 ka pasur një aktivitet të dobët, në rënie

Institutit Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit, ka arritur në përfundim se Kuvendi i Kosovës  gjatë vitit 2016 ka pasur një aktivitet të dobët dhe përmbushje vetëm të një të tretës së plan-programit, të cilin vet Kuvendi  dhe komisionet parlamentare e kishin paraparë për zbatim. Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e cilëson punën e Kuvendit si të dobët, gjë që sipas tij, detyrimisht çon në konkludimin se ky legjislativ është jofunksional për të marrë vendime, si dhe i paaftë politikisht për të përmbushur mandatin e vet. Asnjë prej çështjeve kryesore të cilat do të duhej të trajtoheshin aty, nuk kanë arritur të përfundohen, siç janë: ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, miratimi i projektligjit për kryeqytetin dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, të cilat nuk janë përmbyllur. Në këtë formë, çfarë është tani, Kuvendi nuk guxon të funksionojë më tutje, për shkak se ka rënie të përmbushjes së detyrave  edhe në krahasim me vitin paraprak.