Brickos

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 - 18.10.1998)

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 – 18.10.1998)

Menjëherë pas krismave të para të lirisë në Prekaz e Gllogjan në mars të vitit 1998, krahas veprimtarëve të ilegales të cilët me përvojën e tyre qenë të kalitur për t’u përballur me sfida edhe më të rënda, edhe një numër i madh i studentëve të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës e kuptuan zërin e Kosovës dhe thirrjen e luftëtarëve të lirisë. Së këndejmi, nxënësit dhe studentët braktisën amfiteatrot dhe bibliotekat sepse liria ishte më e shtrenjtë dhe më e rëndësishme se dija. Këtij zëri të lodhur të Kosovës së okupuar nga Serbia iu përgjigjën edhe studentët e Fakultetit Elektroteknik pranë Universitetit të Prisht- inës dhe sot janë të murosur në altarin e lirisë dhe sajojnë plejadën e Atyre që zënë faqet më të arta të historisë sonë kombëtare. Në krye të tyre sot radhiten: Adnan Berisha, Agim Zeqiri, Astrit Spahiu, Abdylgafurr Luma, Bedri Demaku, Burim Hoxha, Dritë Musa, Emrush Çetaj, Ferid Curri, Florim Sejdiu, Imer Musa, Kasim Shala, Nexhmedin Tredhaku, Nezir Shabani, Rrahim Beqiri, Rasim Krasniqi,  Refki Paçarizi, Veton Mirena e në mesin e tyre shquhet studenti, luftëtari dhe dëshmori i kombit Ilir Soba i Gjakovës, studenti i Fakultetit Elektroteknik.

Dëshmori i kombit Ilir Soba u lind në Gjakovë më 28 prill të vitit 1971. Doli nga një familje intelektuale. I ati, Mazllomi dhe nëna Serbezja, mësimdhënës, patën dy djem: Fatosin e Ilirin, si dhe bijën Teutën.  Shkollën fillore e të mesmen, Iliri i kreu në vendlindje e qysh si nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore kishte vizatuar hartën e Shqipërisë etnike për çka e pati nervozuar shumë mësuesen e klasës, por vetëm me ndikimin e prindërve ai pajtohet me mësuesen pasi ajo e shpall të “re- beluar”. Pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve në Prishtinë ra në kontakt me veprimtarët e shquar në mesin e studentëve, prandaj edhe rrallë mund të merrej me mend ndonjë organizim i ndonjë manifestimi protestues e demonstrues pa Ilir Sobën, veçanërisht demonstratat e vitit 1990. Kohën e lirë e kalonte me muzikë, kishte dashuri të flaktë për këngën e lehtë dhe kitarën.

Si student i vitit të tretë të studimeve radhitet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare t Kosovës dhe më 25 maj të vitit 1998 Iliri gjendet në shtabin e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit në Gllogjan. Kjo ngjau kur një serb që njihej me Ilirin nëpër- mjet muzikës, kishte veshur uniformën e ushtrisë jugosllave dhe lavdërohej se po e luftonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Që në ditët e para Iliri afirmohet si djalosh i guximshëm dhe sypatrembur prandaj edhe gëzonte respekt në mesin e bashkëluftë- tarëve dhe eprorëve të formacioneve. Të gjithë e kërkonin dhe me ëndje shkonin në çdo aksion e vijë frontale kur me ata ishte Ilir Soba. Me që ishte djaloshi i parë i qytetit të Gjakovës që u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thumbonin me epitetin “djali i asfaltit”.

Në Gllogjan Iliri kreu stërvitjet ushtarake në grupin e Dritan Mujë Zenelit, sot dëshmor i kombit. Pas përfundimit, të gjitha detyrat që i shtroheshin i kryente me kohë e me sukses. Mori pjesë në vijën e parë të frontit që u zhvillua në Prejlep, Përkol- lukë, Lumbardh, Broliq e Shqiponjë të Dushkajës së Gjakovës. Më 17 tetor të vitit 1998 forcat serbe zënë pozicionet e fshatit Kralan dhe vendosen në këtë fshat. Kështu edhe zhvillohet një luftim i ashpër në të cilin mori pjesë edhe Ilir Soba.

Të nesërmen, pra më 18 tetor, Iliri niset së bashku me luftëtarët për t’u ripozi- cionuar në fshatin Kralan në mënyrë që me rimarrjen e kësaj pike të pengohen for- cat serbe për të depërtuar në bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatrat e Dushkajës: Shqiponjë, Zhebel, Bardhaniq, Gërgoc e Maznik në të cilat luftime morën pjesë edhe Afrim Deda, Avdullah Babalia, Emrush Xhamajli, Agron Kryeziu, Xhafer Kadiri, Bekim Sylka,  Skënder Gashi, Bashkim Gashi e shumë luftëtarë të Xhelal Ha- jdës -Tonit që  atyre ditëve i shkuan në ndihmë Zonës Operative të Rrafshit të Duk- agjinit. Këto janë ndër luftimet më të ashpra që u zhvilluan në fshatrat e Dushkajës. Forcat serbe pësuan humbje por në radhët e luftëtarëve të lirisë mungonte Ilir Soba. Grupi i Ilirit ra në një pritë të kurthuar në afërsi të shkollës fillore të fshatit Kralan kah drejtimi i Shqiponjës (ish-Jabllanicë). Luftëtarët e lirisë arritën të ridepërtojnë deri në pozicionet përkatëse dhe kërkojnë trupin e pajetë të dëshmorit Ilir Soba. Por bashkëluftëtarët e Ilirit sërish arrijnë për t’u ripozicionuar dhe për ta sajuar vijën e mbrojtjes së Dushkajës dhe më 27 tetor forcat serbe definitivisht të thyera e të tur- përuara, me shumë militarë të vrarë e teknikë të shkatërruar, e braktisën pozicionin në Kralan. Me shumë përpjekje, shokët e gjejnë trupin e pajetë të Ilir Sobës, arrijnë ta tërheqin dhe e varrosin me nderime ushtarake.

Për dëshmorin Ilir Soba janë bërë shumë shkrime nëpër gazeta, revista e mono- grafi kushtuar dëshmorëve. Në fshatin Kralan, në vendin e rënies është ngritur lapi- dari i përbashkët dhe një rrugë në Gjakovë mban emrin e Ilir Sobës, këngëtarit dhe kitaristit të pasionuar, djaloshit të parë të Gjakovës që me këngë u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (S. C.)

 

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …