leoni

Ilir Meta

Ilir Meta sot do të marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i Republikës së Shqipërisë

Kryetari i zgjedhur Ilir Meta do të marrë zyrtarisht sot detyrën si kryetar i Shtetit. Ceremonia e betimit të tij në Kuvend do të mbahet në orën 18:00. Pas kësaj, në orën 19:00, kryetari i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga kryetarit në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si Kryetar në Kuvend. Pas fjalës që do të mbajë Meta në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.  48 vjeçari Ilir Meta, baba i tre fëmijëve betohet si Kryetari i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …