Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 27-të i Rrjetit EPA, që po mbahet në Porto të Portugalisë

Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 27-të i Rrjetit EPA, që po mbahet në Porto të Portugalisë

Krye shefi i AMMK-së, z.Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 27-të i Rrjetit EPA, që po mbahet në Porto të Portugalisë, Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Agjencive Mjedisore dhe institucioneve tjera relevante nga shumica e vendeve të Evropës.  Në pjesën hyrëse të këtij takimi është folur për aktivitetet kryesore te realizuara nga rrjeti në mes të dy takimeve, përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave me Komisionin Evropian dhe me Agjencinë e Mjedisit të Evropës. Ndërsa në kuadër të sesioneve tematike në fokus të takimit gjatë ditës së sotme ishin  temat për ekonominë e gjelbër, mbeturinat nga ushqimi dhe ushqimi organik. Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të diskutohen temat që janë të ndërlidhura me transportin e qëndrueshëm.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe një takim i veçantë i Grupit të interesit për vendet e Ballkanit Perëndimore, që funksionon në kuadër të EPA, ku është biseduar për aktivitetet e deritanishme të këtij grupi dhe janë shkëmbyer përvoja nga takimi dhe nga projekte në të cilat janë pjesëmarrëse Agjencite Mjedisore te vendeve te Ballkanit, sikurse janë ato për ndryshime klimatike, aktivitetet në kuadër të programit ECRAN, ato nga komuniteti për energji dhe mjedis dhe ngjarje tjera. Në këtë takim është diskutuar edhe për punën që është bërë në finalizimin e projekteve të iniciuara nga Grupi i Interesit për Vendet e Ballkanit Perëndimore. Këto propozim projekte dhe projekte tjera që përfshijnë sektorin e ndryshimeve klimatike, ajrit, mbeturinave, ujit dhe biodiversitetit do të mbështetet nga Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe nga donatorë tjerë që janë aktiv në regjionin e Ballkanit. (Afrim Berisha)

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …