Institucionet e Kosovës po tregohen të pafuqishme në parandalimin e incidenteve në veri të vendit

Institucionet e Kosovës po tregohen të pafuqishme në parandalimin e incidenteve në veri të vendit

Edhe pse në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë incidentet e njëpasnjëshme, institucionet po tregohen të pafuqishme në parandalimin e tyre. Për më tepër, nga ta nuk dalin as reagime. Ata po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur karshi gjendjes së pasigurt në veri të vendit. Ani pse drejtuesit e shtetit të pavarur të Kosovës japin deklarata se komunat e veriut po respektojnë rregullat e vëna nga institucionet e Kosovës, një gjë e tillë nuk duket në praktikë. Veçmas, në respektim të rendit dhe ligjit., Se sa të sigurt janë qytetarët atje, e tregon edhe rasti i fundit që ndodhi mbrëmë, ku u lëndua një pjesëtar i Policisë së Kosovës, derisa vetura zyrtare në të cilën ai gjendej u sulmua me një bombë, nga persona të panjohur. Siç ka mësuar KosovaPress, nga sulmi që iu bë patrullës së PK-së, u dëmtuan edhe disa vetura tjera. Përderisa, Policia e Kosovës është duke hetuar rastin, institucionet nuk treguan interesim për një sulm të tillë. Për lëndimin e policit të PK-së, Bratisllav Bozhoviç dhe sulmin që iu bë patrullës, nuk pati ndonjë reagim nga ekzekutivi i vendit, partitë politike, apo organizata të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …