Institucionet vendore nënshkruajnë marrëveshje për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Institucionet vendore nënshkruajnë marrëveshje për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ai i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për të vlerësuar përcaktimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës. Marrëveshja ka për qëllim final që kjo kategori ta përfitojë pensionin invalidor sipas legjislacionit në fuqi. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon edhe një herë se Qeveria e Kosovës do t’u dalë zot të gjitha kërkesave dhe problemeve institucionale, për të cilat ata nuk kanë gjetur zgjidhje deri më tani.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësisë të veçantë në dy dimensione. Në dimensionin e parë se ka përmbushur hallkën e fundit të përcaktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së. Në dimensionin tjetër, është se përdor mjekët më profesionistë të SHSKUK-së, për të përcaktuar këtë shkallë”, ka thënë Ismaili. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i fundit para se Komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invadilitetit të veteranëve të UÇK-së të fillojë punën. Ky komision, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, do të formohet nga mjekët më profesionistë që ka vendi. Marrëveshja parashikon bashkërenditjen e veprimeve të dy ministrive, lidhur me themelimin e komisioneve konziliare në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli: Doja ta pyesja Albin Kurtin për hapat e Qeverisë në raport me Gjykatën Speciale, por ai tha se nuk do të përgjigjej

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, akuzon kryeministrin, Albin Kurti për mashtrim, pasi amerikanët nuk e përkrahin

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka dhënë një deklaratë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, …