Intervista

Arbanė Qeriqi: Intervistė me zėvendės-kryeministrin e Qeverisė sė Kosovės, Hajredin Kuēi




RKL: Mirė se vini nė Valėt e Radios Kosova e Lirė, zotėri, zėvendės-kryeministėr!

Hajredin Kuqi: Faleminderit pėr mundėsinė qė tė jem mysafir Juaji.

RKL: Fillimisht, nė emėr tė stafit tė Radios-Kosova e lirė, ju falėnderojmė pėr pėrkrahjen financiare, qė na keni dhėnė ju personalisht dhe Kryeministria, pėr botimin e tri vėllimeve tė Arkivit tė lajmeve tė Radios dhe tė Agjencisė Kosovapress, gjatė luftės, vėllime kėto qė gjatė kėtyre ditėve do tė dalin nė dritė.

Hajredin Kuqi: Ka qenė nė nderin tim dhe do tė thoja edhe tė Qeverisė sė Kosovės qė t’ ia japim mundėsinė, qė njė pjesė e historisė sė luftės sonė njė pjesė e rezistencės sonė dhe njė pjesė qė identifikohet edhe me krenarinė e vendit tė ketė dritėn e vet. Ne kemi marrė iniciativėn nga ana e juaj dhe kemi mbėshtetur kėtė iniciativė mu pėr atė se kjo ėshtė pjesė qė identifikot me lirinė dhe pavarėsinė e vendit dhe do tė ishte mėkat, nėse nuk do tė kishte njė mbėshtetje tė tille ngase pėrmes saj njerėzit mund tė kenė emocione pėr atė kohė, do ta kenė krenarinė pėr atė kohė, por edhe respektin pėr ata njerėz qė kanė kryer punėn nė atė kohė me aq nderė me dinjitet dhe profesionalizėm tė lartė, i cili ka ndikuar drejtpėrdrejtė edhe nė motivimin e gjeneratave tė njerėzve anekėnd Kosovės.

RKL: Z. Kuēi, ju, tė paktėn sipas bindjes sonė, njiheni si zyrtari mė komunikativ me mediet, gjithnjė i gatshėm pėr tė dhėnė informacionet e duhura dhe tė nevojshme. Pavarėsisht nga kjo shpeshherė keni marrė kritika nga disa gazetarė. Si ndiheni kur ju kritikojnė pikėrisht nė kėtė segment?

Hajredin Kuqi: Unė tentoj qė gjithė mendimin tim qė e kam, por njėkohėsisht edhe bindjen qė e kam pėr punėn e Qeverisė ta jap pėrmes medieve, sepse mediet janė ato qė e mbrojnė interesin publik, por edhe qė i pėrēojnė idetė tona te opinioni publik, te qytetari, dhe pėr hir tė qytetarėve ne e bėjmė njė gjė tė tillė natyrisht edhe mediat kanė qenė korrekte. Ne mediet i shohim nė tri drejtime: e para janė partner nė punėn tonė pėr interesa tė pėrbashkėta, e dyta janė korrektues tė veprimeve tona ngase nuk kemi iluzion qė jemi perfekt, meqė nė momente tė caktuara bėjmė edhe lėshime dhe gabime dhe e treta besoj se janė gjithsesi konkurrues, nė momente tė caktuara tė ndonjė ideje, apo tė ndonjė veprim i yni qė konkurron nė opinionin publik dhe natyrisht pėrmes debateve qė bėhen nė media fiton edhe besimin e qytetarėve. Unė edhe vėrejtjet edhe lėvdatat edhe sugjerimet e medieve i marrė si shumė korrekte, dhe dua tė them se sa herė qė marrė ndonjė sugjerim, ndonjė kritikė ndonjė vėrejtje e marrė me seriozitet dhe bėj pėrpjekje qė ta pėrmirėsoj njė gjė tė tillė.

RKL: Qeveria e Kosovės ėshtė kritikuar dhe po kritikohet nga opozita, sidomos pėr korrupsion, pėr mungesė vizioni, madje edhe pėr mungesė vullneti pėr tė kryer obligimet, e tė tjera. Ka fakte pėr kėto akuza, apo krejt kjo ėshtė strategji e mirėnjohur e opozitės?

Hajredin Kuqi: Ne e kuptojmė rolin opozitarė nė Kosovė e kuptojmė edhe tė qenit nė opozitė, meqė edhe ne kemi qenė pėr njė kohė tė gjatė nė opozitė. Ne e kuptojmė po ashtu qė nuk jemi tė pėrkryer, por tentojmė tė bėjmė punėn mė tė mirė te mundur, e dimė qė mund tė ketė lėshime dhe nė kuadėr tė sistemit tonė dhe ftojmė opozitėn qė tė forcojė identitetin e vet. Sa mė e fortė dhe mė cilėsore qė ėshtė opozita aq mė cilėsore do tė jetė puna e Qeverisė, se vetėm pėrmes njė konkurrence tė mirėfilltė do tė rritet cilėsia. Po nuk kishim dashur qė refuzimi tė ndodhė blanko, pėr hir tė asaj qė njerėzit janė nė opozitė. Ka projekte qė duhet tė pėrkrahėn, sikurse qė edhe jemi tė bindur qė nė momente tė caktuara edhe tė kritikohemi. Por mendoj qė edhe pozita edhe opozita e kanė njė qėllim tė pėrbashkėt: jetėn mė qė mirė dhe kualitetin e jetės pėr qytetarė. Dhe nėse shkojnė punėt tona dhe kritikat e opozitės nė kėtė drejtim mendoj pėrfitues ėshtė qytetari dhe nė kėtė drejtim duhet tė vazhdojmė.

RKL: Pavarėsisht akuzave, qė janė tė rėndomta nė shoqėritė demokratike dhe qė janė pjesė e pėrditshmėrisė, sa keni arritur t’i realizoni planet Tuaja relevante nė drejtim tė qeverisjes efikase?

Hajredin Kuqi: Ne jemi munduar tė konsolidojmė shtetin e pavarur dhe Sovran tė Kosovės, kemi punuar shumė nė dy drejtime edhe nė shtet ndėrtim por edhe nė qeverisjen e mirė. Pėr herė tė parė ne kemi qeverisur do tė thoja pa faktorin ndėrkombėtar njėkohėsisht edhe ndėrtimin e shtetit nė bazėn legale dhe institucionale. Dhe nėse i marrim parasysh pritjet qė i kanė pasur qytetarėt e Republikės dhe premtimet qė ju kemi dhėnė atyre, besoj qė tanimė ato janė tė prekshme tė ndjeshme anekėnd Kosovės dhe tanimė pėr qytetarin e Republikė ka pikė reference se mund tė punohet nė kėtė vend. Kushdo qė mund tė qeverisė me kėtė vend edhe ne nė tė ardhmen dhe tė tjerėt nuk mund tė jenė mė Qeveri djerrakohėse, meqė qytetarėt do t’i rrisin kėrkesat e tyre. Nė anėn tjetėr projektet kapitale i kemi realizuar pėr qytetarėt dhe unė jam i bindur se qytetarėt kanė pritje dhe mė tė mėdha, dhe ēdo ditė e pyesim vetėn si mund tė bėjmė edhe mė shumė, si mund tė koordinojmė mė shumė aktivitete dhe tė rrisim cilėsinė pėr qytetarėt. Mendoj qė ne po punojmė qė ēdo ditė qė t’i prekim pritjet e qytetarėve tė Republikės pėr Qeverinė tonė pėr qeverisjen dhe pėr jetėn nė tė ardhmen.

RKL: Shpeshherė Qeverisė sė Kosovės i adresohen edhe kritika se nuk ka bėrė sa duhet, ose ka bėrė fare pak nė realizimin e premtimeve pėr shtresat e prekura dhe tė dėmtuara nga lufta, sikur janė dėshmorėt, martirėt, invalidėt, veteranėt. A mund tė na thoni diēka nė kėtė segment?

Hajredin Kuqi: Njė prej preokupimeve kryesore tė kėsaj Qeverie janė kategoritė e dala nga lufta, meqė pėr to kemi obligim moral, institucional por edhe kombėtar. Dua ta citoj kryeministrin, nė njė rast kur e ka thėnė qė nuk do tė ndihet rehat asnjėherė pa i rehatuar kėto kategori. Ne kemi bėrė njė zgjidhje relativisht tė mirė pėr familjet e dėshmorėve, do tė thoja ata kanė njė lloj pensioni qė ėshtė mesatarja e pagės nė Kosovė, njė veprim tė tillė e kemi bėrė edhe pėr invalidėt e luftės nga njė janari i vitit 2010 do tė jenė tė kategorizuara nė nivelin e familjeve tė dėshmorėve, sipas shkallės dhe kategorisė sė invaliditetit. Kemi tendenca tė bėjmė zgjidhje edhe pėr veteranėt e luftės, kemi marrė disa masa lehtėsuese pėr ata edhe nė kuptimin e lehtėsimeve pėr pajisje teknike pėr rehabilitimin e tyre, pėr dėrgimin e tyre pėr shėrim jashtė vendit, por edhe forma tė tjera rehabilituese, po ashtu edhe lehtėsimet doganore qė mund tė jenė. Por besoj qė shumė shpejtė jemi duke e pėrgatitur edhe ligjin e pėrmes ligjit do tė rregullohen kėto kategori ashtu si duhet. Por dua tė them qė ėshtė njė preokupim yni i vazhdueshėm, i cili do tė mbetet preokupim edhe nė tė ardhmen.

RKL: Cilat janė angazhimet Tuaja ditore, nė punė, qė ju marrin mė sė shumti kohė dhe qė nuk shihen, ose shihen fare pak?

Hajredin Kuqi: Puna nė Qeveri jo vetėm e imja por edhe e secilit prej nesh 99%, nuk shihet nė opinion publik, ne merremi prej punėve qė kanė tė bėjė me menaxhimet ditore, teknikė administrative, kėshtu deri te ato qė mund tė jenė filozofike apo edhe qėndrime publike. Ēdo punė e jona, ēdo qėndrim publik ėshtė i ndėrtuar paraprakisht. Ne kemi kontakte nė pėrpjekje qė t’i realizojmė pritjet tona programore, por njėkohėsisht duke tentuar tė jemi edhe afėr qytetarėve. Dua tė them qė, ne kemi pritje tė vazhdueshme edhe pėr qytetarėt e ndryshėm, pėr hallet e tyre, pėr organizimin mė tė mirė efikas tė administratės brenda pėrbrenda Qeverisė, dhe kontaktet qė i kemi me institucionet vendore e ndėrkombėtare, tė cilat nuk shėnohen nga mediet, por kanė efektivitet tė plotė pėr harmonizimin e qėndrimeve tona. Por ajo ēka dua tė them unė, do ta ndijė vetėn tė lumtur, jo sa vėrehet puna ime nė opinionin publik, por sa i vėrejnė qytetarėt pozitivisht ndryshimet e punės sė kėsaj Qeverie.

RKL: Nė emėr tė dėgjuesve dhe stafit tė Radios, ju falėnderojmė pėr kohėn e ēmueshme, qė keni ndarė pėr ne gjatė kėsaj bisede.

Hajredin Kuqi: Faleminderit pėr mundėsinė dhe unė ndihem mirė qė flas pėr Radion Kosova e Lirė dhe pėr dėgjuesit tuaj tė nderuar.

Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me zėvendės-kryeministrin e Qeverisė sė Kosovės, Hajredin Kuēi
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me ministrin e FSK-sė, Fehmi Mujota
Shfleto - RKL: Intervistė me kandidatin e PSD-sė, pėr kryetar tė Komunės sė Lypjanit, z. Naser Bytyēi
Shfleto - Intervistė me ministrin e MBPZHR-sė, z. Idriz Vehapi
Shfleto - Intervistė me kryetarin e komunės sė Skenderajt, z. Sami Lushtaku
Shfleto - Intervistė me kryetarin e komunės sė Lypjanit, Shukri Buja
Shfleto - Intervistė me kryetarin Bajrush Xhemajli- Ferizaj
Shfleto - Jeton Syla: Intervistė me kryetarin e Komunės sė Vitisė, z. Nexhmedin Arifi.
Shfleto - Dilaver Goxhai: NATO-ja E VETME NUK MUND TA ĒLIRONTE KOSOVĖN
Shfleto - Jeton Syla: Intervistė me Ferid Frangu, drejtor i NSH “Banja e Kllokotit”
Shfleto - RKL: Intervistė me Zėvendės ministrin e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave z.Bedri Hamza
Shfleto - (6. 2. 2009) Intervistė me kryetarin e Komunės sė Mitrovicės, z. Bajram Rexhepi
Shfleto - RKL: Intervistė me ministrin e Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku
Shfleto - RKL: Intervistė me zėvendės-ministrin e MEM-it, z. Blerim Rexha
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me kryetarin e kuvendit komunal tė Rahovecit z.Qazim Qeska
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me kryetarin e komunės sė Prizrenit, z. Ramadan Muja
Shfleto - Jeton Syla: Intervistė me drejtorin e Kompanisė sė Ujėsjellėsit Rajonal “Prishtina”, z. Skėnder Bublaku
Shfleto - ( 11. 9. 2008 ) Intervistė me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me z. Enver Hoxhaj, ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė
Shfleto - Jeton Syla: Intervistė me z. Arben Gjuka, drejtor menaxhues i KEK-ut
Shfleto - Arbanė Qeriqi, intervistė me ministrin e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, z. Idriz Vehapi
Shfleto - Intervistė e gazetares, Arbanė Qeriqi me ministrin e Financave dhe tė Ekonomisė, z. Ahmet Shala
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me kryetarin e kuvendit komunal tė Lypjanit, Shukri Buja
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi
Shfleto - Arbanė Qeriqi: Intervistė me ministrin e Shėrbimeve Publike, prof. dr. Arsim Bajramin





Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online