
RKL: Zotėri Mujota mirė se vini nė Valėt e Radios Kosova e Lirė.
Gjatė luftės keni qenė komandant pėr Moral dhe Politikė i Zonės Operative tė Neredimes, pastaj kryetar i Komunės sė Shtimes, aktualisht jeni ministėr i FSK-sė, a mund tė na thoni cila periudhė ka qenė mė e vėshtirė pėr Ju dhe qė ka kėrkuar mė shumė angazhim gjatė kryerjes sė kėtyre funksioneve?
Fehmi Mujota: Vėrtet mė keni shtruar njė pyetje qė kėrkon njė pėrgjigje shumė tė vėmendshme. E para periudhėn qė ju e pėrmendet, radhitjen numėr njė, nuk do ta ndryshoja me asnjė pozitė dhe me asnjė pėrjetim personal e as kolektiv si popull qė kemi pasur e veēoj nga tė gjitha angazhimet dhe sukseset sepse ka historinė e vet dhe dėshiroj ta lė tė pėrmbyllur nė kuptimin pozitiv qė kam pasur. Ndėrsa postin e kryetarit tė komunės e konsideroj si njė sfidė mjaft tė madhe, meqė ka qenė njė institucion nė themelim. Pas mbajtjes sė zgjedhjeve komunale nė Kosovėn e pasluftės kam pasur fatin tė jem kryetar i komunės ėshtė dashur qė gjithēka tė fillohet nga e para nė kuptimin institucional duke qenė nė njė pozicion mjaftė tė mbikėqyrur ndėrkombėtar, ku ne ėshtė dashur tė japim provat tona pjekurinė tonė, qė duam ta ndryshojmė vendin duam ta ndryshojmė jetėn e qytetarėve tanė nė njė situatė mjaftė tė rėnduar pas lufte, pas shkatėrrimeve shumė tė mėdha qė kishim, pas traumave tė mėdha qė kishte popullata. Konsideroj qė brenda katėr viteve sa kam ushtruar kėtė detyrė kemi arritur tė paktėn tė stabilizojmė gjėrat mė elementare nė komunė tė krijojmė besimin te qytetarėt se njerėzit qė i keni zgjedhur mund tė punojnė dhe po punojnė nė kuptim tė drejtė pėr tė ndėrtuar vendin pėr tė ndėrtuar institucione demokratike e mbi tė gjitha pėr tė krijuar kushte pėr njė jetė plurale nė komunė. Mendoj se nė kėtė drejtim mund tė jem i kėnaqur edhe pse pėrshtypjet mund ti japin qytetarėt ngase unė ndoshta nuk mund tė gjykoj nė mėnyrėn mė te drejtė, por ka qenė njė pėrvojė jashtėzakonisht e madhe, njė shtytje shumė e madhe pėr tė kuptuar proceset qė vijnė mė pas. Unė mendoj se ka qenė njė ndihmesė e mirė nė kuptim tė pjekurisė politike dhe nė kuptim tė pjekurisė institucionale.
Pozicioni i ministrit tė FSK-sė ėshtė krejtėsisht ndryshe nga ato qė i pėrmenda mė lartė, kjo ėshtė njė punė tjetėr qė nėnkupton se duhet tė ngrihet niveli i pėrgjegjėsisė, niveli i angazhimeve sepse ky institucion ėshtė shtyllė e shtetit tė krijohet njė institucion i qėndrueshėm , qė ėshtė i aftė tė marrė tė gjitha aftėsimet sipas standardeve dhe kritereve tė NATO-s, dhe qė pėrshtatet edhe pėr nevoja tė tjera pėrveē sigurisė sė vendit edhe pėr zbarkime tė mundshme jashtė vendit.
Prandaj pėr pozicionin e tanishėm mund tė flasė mė pak sepse ėshtė nė zhvillim e sipėr, ndėrsa di pėr proceset e mė hershme qė janė pėrmbyllur, po shpresoj qė deri nė pėrmbyllje tė mandatit, qė kam si ministėr i FSK-sė, tė arrijmė objektiva themelore qė i ka ky popull ky vend dhe tė jemi tė pėrgjegjshėm dhe tė ndėrgjegjshėm nė raport me institucionet ndėrkombėtare, nė raport me NATO-n, pėr tė ndėrtuar strukturė tė qėndrueshme, profesionale, tė stėrvitur tė aftė pėr tė siguruar qytetarėt e Kosovės pa dallime, sikurse tė jetė e aftė pėr tė marrė pjesė nė misionet paqėsore. E dimė qė kjo rrugė nuk do tė jetė aq e shkurtėr do tė jetė njė kohė e konsiderueshme , e nevojshme pėr pėrgatitje tė tilla por bazuar nė konceptin e shtruar, bazuar nė zhvillimet e tanishme jemi tė bindur se do tia arrijmė qėllimit, prandaj kėto detyra mė kanė vėnė nė sfidė jashtėzakonisht tė rėndėsishme. Unė dėshiroj qė tė bėjmė sa mė tepėr por deri ku do tė arrijmė do tė shohim.
RKL: Cilat ishin problemet me tė cilat jeni ballafaquar nė kohėn kur keni marrė pėrsipėr postin e Ministrit tė Forcės sė sigurisė sė Kosovės, kur dihet se krijimin e kėsaj force e kanė pėrcjellė edhe shumė vėshtirėsi, sidomos me faktin se shumė pjesėtarė tė TMK-sė nuk u pranuan nė FSK?
Fehmi Mujota: Ėshtė njė proces i dizajnuar qė mė parė. Pėrgjegjėsi e NATO-s, ishte shpėrbėrja e TMK-sė, institucion qė na ka dhėnė tė gjithė neve njė krenari pėr njė kohė tė caktuar deri sa ka mbaruar misionin e vet, institucion i cili ka krijuar njė besueshmėri te qytetarėt e Kosovės se do tė ndėrtojmė institucionin e sigurisė nė nivelin e duhur. E dimė se ka qenė institucion qė na ka dhėnė edhe emocion edhe ndjeshmėri tė veēantė nė aspektin e asaj qė tė gjithė nuk kanė pasur mundėsi tė pėrfshihen nė Forcėn e Sigurisė pėr faktin se Forca e Sigurisė sė Kosovės ėshtė njė forcė qė ka njė numėr prej 2500 pjesėtarėve, ka njė strukturė ndryshe nga ajo qė kishte TMK-ja, se dhe nė kuptimin logjik matematik ishte e pamundur qė tė pėrfshiheshin tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė, nė Forcėn e Sigurisė, duke pasur parasysh edhe shkaqet tjera shėndetėsore, pastaj mosha etj.
Natyrisht pėr tė gjitha kėto ka pasur njė brengė tė veēantė edhe pse nuk ka qenė detyrė e imja e parė, nuk ka qenė detyrė personale qė tė merrem me ēėshtjen se si do tė rregullohet aspekti ligjor, dhe trajtimi i mėtutjeshėm i trupės se TMK-se, unė ju garantoj se njė pjesė tė madhe tė kohės e kam shpenzuar nė drejtimin si tė ndihmoj qė sa mė tepėr qė kėta pjesėtarė tė trajtohen sa mė dinjitetshėm qoftė nė aspektin ligjor qoftė nė aspektin e trajtimit tė mė vonshėm tė punėsimit e ēėshtje tė tjera.
Ka qenė njė vėshtirėsi, tė cilėn e kanė ndjerė tė gjithė, por unė nė mėnyrė tė veēantė, meqė ishte momenti i ndarjes sė asaj qė njė strukturė po shpėrbėhej dhe njė strukturė tjetėr po ngrihej. Struktura qė ngrihej ėshtė ajo qė e obligon kushtetuta, ligjet natyrisht sipas kritereve dhe standardėve tė NATO-s, prandaj rrugėn qė kemi bėrė brenda njė viti konsideroj qė ėshtė njė rrugė e duhur qė siguron qė nuk kemi nevojė tė bėjmė hapa prapa, dhe na siguron se po shkojmė nė anėn e duhur tė sigurimit tė pajisjeve tė infrastrukturės dhe stėrvitjeve tė nevojshme pėr pjesėtarėt e FSK-se, nė kuptimin profesional dhe po bėjmė njė bashkėpunim nė kuptimin e ndarjes sė pėrvojave me vendet e NATO-s, nė mes KFOR-it, nė Kosovė. Deri nė kėtė fazė mendoj se kemi bėrė njė rrugė mjaftė tė rėndėsishme madje mjaftė kurajuese me faktin se para disa ditėsh ne patėm rastin qė nga Brukseli tė na deklarohen kapacitetet e para operacionale, qė ėshtė njė sukses i dalluar dhe na rrisin obligimet pėr tė ecur mė tutje drejt kapaciteteve tė plota tė sigurisė.
RKL: Z. Ministėr. Ē mund tė thoni pėr dėgjuesit e RKL-sė, lidhur me procesin e ngritjes sė FSK-sė, kapacitetet operacionale dhe bashkėpunimin me Shqipėrinė dhe shtetet tjera nė fushėn e sigurisė?
Fehmi Mujota: Deri mė tani kanė pėrfunduar trajnimet e tė gjithė pjesėtarėve tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės dhe neve na vjen mirė qė njė numėr i konsideruar i tyre mbi 140 kanė pasur sukses sikur se ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet fakti i parė se nė kėtė vit kemi pasur gjeneratėn e parė te regrutėve tė FSK-sė edhe ata kanė pėrfunduar fazėn e parė tė trajnimeve tani po bėjė pėrpjekje pėr stėrvitjen mė tė avansuar natyrisht duke pasur bashkėpunim tė ngushtė edhe me KFOR-in nė Kosovė dhe me mentoruesit nga shtetet e NATO-s, nga secila njėsi nė forcėn e sigurisė, dhe mbi tė gjitha do tė dalloja arritjen e kapaciteteve tė para operacionale tė cilat kanė nėnkuptuar se ne si ministri dhe si Forcė e Sigurisė sė Kosovės, kemi ecur mė shpejtė se qė ka qenė menduar . Brenda tetė muajve ne kemi deklaruar kapacitete e para operacionale, tani po pėrgatitemi tė marrim obligime shtesė sipas arritjeve profesionale qė kemi bėrė dhe sipas pėrcaktimeve qė jep Kushtetuta dhe ligjet. Kemi njė bashkėpunim tė ngushtė me vendet e NATO-s, natyrisht tanimė kemi filluar bashkėpunimin reciprok me vendet e ndryshme, fatmirėsisht kemi bėrė marrėveshje bashkėpunimi me Mbretėrinė e Bashkuar para disa muajve. Tėshtė pėrgatitur marrėveshja e bashkėpunimit me Lituaninė, shpresojmė njė takim deri nė fund tė vitit ngjashėm edhe marrėveshja edhe me Turqinė, shpresojmė dhe jemi tė bindur se tani po punohet nė detaje tė kohės se kur do tė bėhen kėto marrėveshje. Me Shqipėrinė kemi raporte tė natyrshme qė ndihmojnė nė tė gjitha aspektet, meqė do ta shfrytėzojmė edhe pėrvojėn e institucioneve tė shtetit tė Shqipėrisė nė rrugėn e integrimeve nė NATO. Andaj perspektiva e bashkėpunimit me vendet nė rajon me vendet e NATO-s, dhe me vendet mike ėshtė jashtėzakonisht e qėndrueshme dhe na bėnė tė besojmė se ne po ndjekim rrugėn e duhur drejt integrimeve euroatlantike.
RKL: Cilat janė pėrparėsitė e MFSK-sė, nė ngritjen e kapaciteteve, nė cilat ju do tė fokusoheni mė shumė gjatė vitit 2010?
Fehmi Mujota: Tani kur po pėrmbyllim vitin 2009 me kėto rezultate qė nėnkupton arritjen e kapaciteteve tė para operacionale, gjatė vitit 2010 do tė rrisim nivelin e stėrvitjeve pėr pjesėtarėt e Forcės sė Sigurisė dhe natyrisht do tė hapet konkursi i ri pėr pjesėtarėt e Forcės sė Sigurisė, qė do tė kemi rreth 400 pjesėtarė tė rinj nė vitin 2010, pėr tė cilėt po ashtu bėhet njė program i veēantė pėr trajnime qė nėnkupton klasifikimin e tyre sipas kushteve qė kėrkohen pėr Forcėn e Sigurisė, dhe besojmė se deri nė fund tė vitit 2010 do tė kemi edhe njė numėr tė oficerėve tė stėrvitur nė akademitė e vendeve tė avancuara ushtarake ndoshta ne SHBA, Britani, Turqi edhe nė vendet e tjera sikur qė do tė pėrgatitemi pėr vitin 2011 tė pėrmbyllim numrin e pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės qė ėshtė paraparė me kushtetutė. Synimet tona janė qė deri nė vitin 2012 tė arrijmė kapacitet e para operacionale dhe tė jemi tė aftė tė marrim pėrgjegjėsi shtesė sipas kushtetutės dhe pėrcaktimit qė i jepet pranisė ndėrkombėtare ushtarake nė Kosovė. Neve na gėzon fakti qė kemi njė koordinim tė shkėlqyeshėm me NARO-n, dhe po marrim ēdo ditė e mė shumė koncepte filozofie tė funksionimit tė oficerimit tė ushtrive tė NATO-s, prandaj Kosova ka njė pėrparėsi nė raport me vendet nė rajon, tė cilat kanė pasur vėshtirėsi tė mėdha nė procesin e reformimit tė tyre pėr strukturat e sigurisė drejt integrimeve euroatlantike, ndėrsa Kosova e ka pėrparėsinė e vet qė forcėn e vet po e ngrit bashkė me NATO-n, dhe me standardėt e saj. Besojmė se rruga e hyrjes sė Kosovės nė NATO, do tė jetė shumė mė e shkurtėr sesa e vendeve tė tjera.
RKL: Ėshtė folur shumė pėr lidhjet qė do tė ketė FSK-ja nė tė ardhmen me NATO-n. A mund tė na thoni cilat janė relacionet dhe komunikimi, apo bashkėpunimi qė aktualisht keni me forcat paqeruajtėse tė KFOR-it nė vendin tonė?
Fehmi Mujota: Komunikim ėshtė ditor me NATO-n, pėr dėgjuesit tuaj tė jem shumė korrekt tė jap edhe kėtė informatė se nė nivelin mė tė lartė politiko ushtarak tė NATO-s, ne kemi takime te rregullta, disa mujore e disa nė ēdo tre muaj, por natyrisht ne nė ēdo ditė tė punės qė kemi ne jemi nė komunikim tė drejtpėrdrejtė pėrmes komandės sė KFOR-it, dhe me Brukselin, qė nėnkupton komandėn supreme tė NATO-s, andaj ky relacion na mundėson qė ne ēdo ditė tė shohim rezultatet tona, tė shohim rrugėn qė duhet ta ndjekim pėrpara dhe tė bėjmė plane tė pėrbashkėta pune qė nėnkupton edhe suksesin e pėrbashkėt tė strukturave tė sigurisė, si ato tė atyre tė NATO-s, edhe ato tė Kosovės.
RKL: Faleminderit pėr intervistėn dhe ju dėshirojmė suksese nė realizimin e synimeve tė Ministrisė tė cilėn Ju e drejtoni!
Fehmi Mujota: Ju faleminderit shumė juve dhe i pėrshėndes tė gjithė dėgjuesit e Radios Kosova e Lirė.