Atifete jahjaga

Ish-kryetarja, Jahjaga, për një vit vetëm për telefona ka shpenzuar mbi 50 mijë euro, po për garderobë etj…?

Kabinetit të ish-kryetares, Atifete Jahjaga për një vit harxhoi gati 50 mijë euro vetëm në biseda  telefonike. Sipas Auditorit të Përgjithshëm zyra e presidencës sa ishte udhëhequr nga Atifete Jahjaga kishte shpenzuar rreth 47 mijë euro vetëm për telefoni mobile. “Shpenzimet e telefonisë mobile ishin 46,590 euro. Nga tre pagesat e testuara në vlerë prej 8,556 euro,  stafi i kabinetit të presidentes kishte tejkaluar limitin e shpenzimeve të telefonisë mobile për 2,966 euro. Edhe përkundër njoftimeve të vazhdueshme për këto tejkalime nga sekretari, kjo dukuri kishte vazhduar deri në tetor, kur edhe kishte filluar që të aplikohej aprovimi i tejkalimeve të shpenzimeve të telefonit dhe me udhëzimin administrativ nr. 01/2014 të datës 28 janar 2014 përcaktohen të drejtat dhe kufizimet për shpenzimet e reprezentacionit (byfe). Në pagesën e testuar në vlerë prej 3,207 euro, konstatuam se shpenzimet në vlerë totale prej 669 euro nuk ishin të lejuara sipas këtij udhëzim”, thuhet në raportin e auditorit për vitin  2015.

Zonja Jahjaga ka shpenzuar për biseda telefonike, më shumë se 25o rroga të veteranit, më shumë se 400 rroga të një familjeje me asistencë sociale, më shumë se 700 rroga të pensionit mesatar të pleqërisë. Po a thua sa ka shpenzuar zonja Jahjaga për garderobë, udhëtime zyrtare, për dreka e darka, për ballo e manifestime, për shëtitje e rekreacion, këtë e fsheh edhe vetë Auditori, i cili ka marrë në shqyrtim vetëm një segment të shpenzimeve, më  të ulëtin.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …