Brickos

Burgu i Dubravës

Ish ushtari i UÇK-së, Osman Zyberaj në greve urie tash e dhjetë ditë në burgun e Dubravës

Ish ushtari i UÇK-së, Osman Zyberaj, i dënuar në kohën e UNMIK-ut, për sikur është thënë vrasjen e shefit të Sigurimit Serb në regjionin e Gjakovës ka hyrë në greve urie tash e dhjetë ditë në burgun e Dubravës. Deri të ky vendim ka ardhur pasi ai po pretendon se po i shkelen të drejtat nga ana e njërit gardian të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gjendja shëndetësore e tij, është shumë e rëndë. Ai ka pasur në vazhdimësi probleme shëndetësore me hiper-tension dhe veshkë. Disa herë gjate kohës se burgut ka pasur intervenime kirurgjikale. Zyberaj është dënuar në kohën  e UNMIK-ut, më 25 vite burg. Të përkujtojmë me këtë rast se Osmani është vëlla i dëshmorit Mensur Zyberaj dhe ndër njerëzit e parë të UÇK-së në atë zonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …