vipa
muqa 900
vala
Fillimi / Analiza / Islam Krasniqi: Ata që i dhanë gjymtyret për Lirin e Kosovës, 9-vjetori Pavarësisë i gjenë prapa grillave
Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Ata që i dhanë gjymtyret për Lirin e Kosovës, 9-vjetori Pavarësisë i gjenë prapa grillave

Atdhetari dhe kleriu shqiptar, Hoxhë Hafiz Ali Korça kishte thënë: Për Shqipërinë u përpoqa, gjithmonë rezikova jetën time, kurr nuk kam folur se sa kam hjekur e  vuajtur, por shteti im, m’i njihte krime. Ndërkombetarëve mbrehin tehin ndaj gjeneralëve të cilet qëndroin prapa grilave, me akuza të fabrikuara  në Beograd, ndoshta edhe  në Prishtinë, sepse sot ujqërit janë futur nën lekuren e  delëve dhe po sulmoin nga të gjitha  anet aty ku po i’u jepët hapsirë.

A nuk është turp që ata të cilët i falen edhe jetën këti vendi sot qëndroin prapa hekrave, së bashku me kriminel, me akuza të  egërsirave serbe të cilët kërcenoin edhe sot, me luftë, e pushteti jonë vetëm heshtë me arsyetimin së pushteti është i ndarë dhe politika duhet ti mbaj duart larg drejtësis. Le të masakrohet drejtësia si të doin, ska rendesi vetem rehatia jonë mos të prishet, kjo është moto e atyre që kërkuan votat tona, duke e lenë fatin e çlirimtarëve në gojë të ujqëve të uritur, të cilët janë të pa ngopshem ndaj tyrë. Si ta festoim ditën e  pavarsis, kur ata që i prin luftës gjenden në burg,  ku është gjeneral Selimi, Komandanti i përgjithshem i UÇK-së dhe i FSK-së i cili mbahet në burg me  akuzat e një individit të qmendur, pa asnjë provë të vetëme, ku para ca  muajve ju dërgoj një letër fëmive të tij, sa që na  përloti të gjithëve.

Ku është Gjeneral Lushtaku, i cili rrin në qeli vetëm së është shqipëtar, ku çdo procedur ligjore është shkelur ndaj tij, ku janë Vllezerit Demaku, ku njëri nga ta  nuk ishtë në Kosovë asnjë herë gjatë luftës, por tani mbahet  në burg, së vinë nga  një familje atdhetare,    ku është Gjeneral Geci, i cili vuan ende  nga plaget e luftës, ku janë Vllezerit Kiçina e Ramadani, të gjithë nepër burgje, si pasoj e pa aftësis së pushtetit tonë, të cilët i bëjn kurban ata me të cilët është dashur të krenohet, vetëm për ta shpetuar vetën. Deri kur do të nepërkembemi nga të tjerët, kur do t’i themi stop padrejtësis nga Europa plak, e cila e arrestoj gjeneral Haradinajn në Franc për të na  përbuzur  edhe me shumë.

Përmes agjentëve të tyrë po i njollos Çlirimtaret, ku viktimat i uli në banken e të akuzuarëve, e kriminelet i la të lirë të kryen krime përdit e më shumë, ashtu siq e  kemi rastin në Veri të Kosovës, ku u debuan shqipëtaret nga shtepit e tyre, dhe  nuk u lejuan kurr të kthehen me aty. Pse  bashkësia ndërkombetare bëhet kaq e  verbër karrshi kriminelëve të vërtet,  tash po fillon edhe  Gjykata Speciale, e  cila po e  njollos edhe  më shumë luftën tonë, e cila  ishtë e  pastër si loti.

Duhet ti hapim syt dhe  tia zgjasim doren njëri tjetrit e të mos rrim të strukur si pula nën thekrat e shqiponjës, sepse po su bashkuam litari do të shtrengohet edhe me shumë mbi qafen tonë!..