Shaban Polluzha

Ismet Azizi: Kuvendi i Palluzhës gradon Shaban Palluzhën me gradën gjeneralkolonel!

Kuvendi i Palluzhës  punimet i ka zhvilluar më 16 janar 1945 në Kulllën e  trekatëshe të Shaban Palluzhës. Në prag të mbajtjes së Kuvendit të Palluzhës, Bedri Gjinaj, kishte  shprehë dyshimin e tij për mos realizimin e marrëveshjes së Skenderajt me Shtabin Operativ për Kosovë e Metohi. Bedri Gjinaj pasi shprehu dyshimin se Shtabi Operativ për Kosovë e Metohi nuk do ta respektojë marrëveshjen dhe se është i gatshëm në  rast  të na tradhtojë, ai insistoi nevojën  e përcjelljes me kujdes se a po realizohen obligimet e përcaktuara sidomos për faktin që “ kurrsesi nuk duhet të ngutemi e të largohemi nga Kosova, për çka po insiston me çdo kusht  Shtabi operativ. Ne duhet të përqendrohemi këtu, në Drenicë, ta zgjerojmë veprimtarinë tonë  të drejtë  dhe ta koordinojmë punën  në kuadër të  bllokut antifashist dhe antikomunist”. Ai në vazhdim shprehi  dyshimin edhe në ushtarët e Shtabit Operativ të inkuadruar në kuadër të Brigadës së Drenicës, sepse ata mund të jenë  të rrezikshëm, andaj edhe duhet përcjellë në  çdo hap.

Pas shumë konsultimeve  në  mes të  krerëve  të Brigadës në krye me Shaban Palluzhën  unanimisht  në mënyrë decidive  hodhi poshtë  vendimin e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, sipas të cilit Brigada e Drenicës duhet ti bashkohej Brigadës VII Kosovare të Shaban Haxhisë posa të arrijë  në Podujevë. Mandej  shtabi mori vendim që  Brigada e Drenicës  të marshojë në drejtim të Podujevës me një tempo të ngadalshme, në mënyrë që të fitohet në kohë. Ndërsa të nesërmen deri sa po bëhen përgatitjet  për mbledhjen tjetër të Shtabit , aty erdhi Rifat Kotorri , me kërkesë  që duke filluar prej këtij momenti  do të jetë në disponim të Shtabit  të Brigadës së Drenicës. Pastaj ai  e infromoi Shaban Palluzhën për të gjitha ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, arrestimet, burgosjet dhe vrasjet.

Kuvendi i Palluzhës  veçohet nga Kuvendet e mëparshme se ishte  mjaft masiv Në kuvend  merrnin pjesë  edhe komandantët e  e batalioneve  të Brigadës së Drenicës.

Kuvendin e hapi  delegati më i vjetër i atij kuvendi, Shaban Palluzha, i cili në fillim, pasi përshëndeti  delegatët, i ftoi të pranishmit  që më një minut heshtje  tu  bëjnë nderime  të rënë  në betejat e zhvilluara  ne Ferizaj dhe Gjilan. Dhe në viset tjera.

Për  situatën politike-ushtarake në Kosovë  dhe më gjerë  të pranishmit i njoftoi Gani Spahiu. Ndërsa  Miftar Bajraktari  bëri një veshtrim analitik nevojës dhe mënyrës së organizimit të mbrendshëm, i cili do ti përgjigjet  rrethanave  të krijuara në Shqipëri, Kosovë dhe  viset  tjera etnike shqiptare.

Pas  aprovimit  të raportit dhe diskutimeve  të shumta, të paraqitura në kuvend, Kuvendi Kombëtar i Palluzhës në mes tjerash mori  vendim:

-Brigada e Drenicës  avansohet në  Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike , për çlirim dhe bashkim kombtar,

– Komandanti i forcave të armatosura të Brigadës së Drenicës, Shaban Palluzha, gradohet  në gradën gjeneralkolonelit  dhe avansohet në rangun e Komandantit Suprem të forcave  të armatosura ushtarake të Lëvizjes politike, ushtarake , antifashiste, demokratike për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars e prill të vitit 1981

Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive …