Shaban Polluzha

Ismet Azizi: Vendimet që mori më 5 janar të vitit 1945 Shaban Polluzha me bashkëluftëtarë

Më 5 janar 1945, në Shtabin Ushtarak të Brigadës së Drenicës, i cili  ishte i vendosur në Polluzhë, arrin  ftesa e parë e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, përmes së cilës ftohet Shaban Polluzha, që me 6 janar 1945, bashkë me luftëtarët  e tij, të shkojë në Mitrovicë për bisedime me përfaqësuesve  të Shtabit Operativ, Fadil Hoxhës, Miladin Popoviqit, Ali Shukriut etj.  Sipas ftesës, temë e bisedimeve do të ishte statusi i Brigadës së Drenicës. Shaban Polluzha me marrjen e telegramit, thërret  mbledhjen e shtabit dhe shpreh  dyshimin për tradhti dhe tha se  vendosja e Brigadës së Drenicës në ndërtesën  e Gjimnazit të Mitrovicës, në afërsi të kazermave  ushtarake, na bënë të dyshojmë  për tradhti të planifikuar nga ana e Shtabit Operativ.

 Në mbledhje u morën këto vendime:

-Në bisedime  nga ana e Shtabit  të Brigadës së Drenicës, do të marrin pjesë: Shaban Polluzha,  Zukë Xani, Rexhep Gjeli, Feriz Boja, Avdyl Kastrati, Hetem Istogu, Muharrem Smakiqi etj. dhe kërkohet:

– vendosja  e organeve  të pushtetit në të gjitha nivelet sipas  përcaktimeve të konferencës së Bujanit dhe realizimi i vendimeve të saj në tërësi,

-të tërhiqen brigadat e ardhura nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia nga territori i Kosovës dhe viset tjera etnike shqiptare,

-flamuri shqiptar të valojë pa pengesa në të gjitha institucionet shtetërore, ushtarake dhe partiake,

– të ndërpritet menjëherë terrori, arrestimet, burgosjet dhe vrasjet arbitrare,

-Brigada e Drenicës, me të gjithë strukturën e vet ushtarake, sikurse deri më tani do ta luftoj nazi-fashizmin dhe aleatët e tij dhe s e është e gatshme  të shkojë në cilindo front që e kërkon nevoja, por, vetëm pas plotësimit të këtyre kërkesave,

– Brigada e Drenicës, sipas Kuvendit të Drenicës, të mbajtur më 20 11 1944, është njësit i pavarur ushtarak dhe politik për mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit shqiptar dhe nuk do të inkuadrohet në asnjë njësi ushtarake jugosllave.

-Kjo është Platforma , të cilës duhet ti përmbahen përfaqësuesit e Brigadës së Drenicës, në bisedime me palët tjera.

U rekomandohet të eprorëve të njësive ushtarake të Brigadës se , nesër më 6 janar 1945, në orën 11.00 të tubohen te Lisat e Xanit, në Polac prej nga  do të marshohej në Mitrovicë dhe atë, duke aplikuar të gjitha masat e gatishmërisë dhe të sigurisë së nevojshme, Brigada të vendoset në objektin e caktuar.

Të nesërmen  Brigada  me  2350 luftëtarë, prej të cilëve 40% të pa armatosur  gjatë marshimit për Mitrovicë në të dy anët e rrugës , Brigadën e Drenicës e përcillnin njësitet e Brigadës së MP dhe Brigadës së Parë serbo-malazeze të Kosmetit, me qëllim provokimi për të nxitur ndonjë incident para se të arrihej në vendin e caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …