Ismet Hasan Osmani (10.10.1957 - 10.5.1999)

Ismet Hasan Osmani (10.10.1957 – 10.5.1999)

Në Izbicë të Drenicës, forcat okupatore e vrastare serbe kanë kryer njërën ndër masakrat më të rënda e më të çmeritura, gjurmët e së cilës janë munduar t’i zhdukin me marrjen e shumë viktimave dhe zhdukjes së tyre. Ata vranë, masakruan dhe pushkatuan 128 shqiptarë të moshave të ndryshme, gra, fëmijë e burra të moshuar të fshatrave: Izbicë, Leçinë, Burojë, Vojnik e banorë të fshatrave të tjera, të cilët ishin zhvendosur në luginën e këtij fshati, pasi kishin ikur nga granatimi i forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, në maj të po atij viti, serbët kanë pushkatuar edhe 13 banorë të tjerë nga radhët e popullatës së zhvendosur, nga fshatrat fqinje. Ata, që të gjithë fati i luftës i kishte bashkuar në luginën e fshatit Izbicë, ku më 28 mars të vitit 1999, dhe më 10 maj me aktet e pashembullta të barbarisë kishte treguar edhe njëherë fytyrën e çmendur dhe sodomiste të Serbisë. Izbica është Srebrenica e Kosovës, për nga forma brutale e veprimit të regjimit okupator, zhdukjes së kufomave dhe përpjekjeve për të humbur gjurmët e krimeve …

Izbica luftës së UÇK-së i ka dhënë 5 dëshmorë e 25 martirë. Dëshmorë nga ky fshat janë: Afrim Behrami, Zaim Behrami, Ismet Osmani, Xhevdet Dobrani, Enver Bajra dhe Sami Bajra.

Ismeti ishte djali i Hasan Osmanit nga Izbica, një këngëtar i njohur popullor i këtyre anëve. Hasani me bashkëshorten e tij, Vahiden, rritën me mund e vështirësi bijtë: Ismetin, Bekimin, Dritonin, Hashimin dhe bijat: Ganimeten e Remzien.

Ismeti lindi më 10 tetor të vitit 1957. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Vojnik, meqë asokohe në Izbicë nuk kishte shkollë. Ka kryer edhe shkollën e mesme teknike, Drejtimi i Makinerisë, në Skënderaj.

Qysh i ri bie nën ndikimin e babait këngëtar dhe nga këngët buron edhe frymëzimi i tij i pastër atdhetar. Më vonë ai do t’i bashkohet babait dhe do të bëhet i njohur si këngëtar popullor i këtyre anëve.

Duke trashëguar traditën e pasur të këngëve historike dhe këngëve të trimërisë e veçmas të këngëve të Azem Galicës, Ahmet Delisë, Nak Berishës e të tjerëve, Ismet Osmani me kohë do të kuptojë se sa e rëndë kishte qenë dhe po mbetej këmba e shkelësit të trojeve të atdheut. I bindur se regjimi okupator serb nuk largohet me durim dhe politikë të moderuar, Ismet Osmani së bashku me Afrim Behramin, Asllan Behramin, Gani Behramin e tjerë, në kohën e daljes publike të UÇK-së kontakton me komandosin e njohur të kësaj ane, Abedin Rexha, nga fshatit Vojnik.

Më 5 mars 1998, në kohën kur forcat ushtarake dhe policore serbe kishin filluar sulmin mbi Kullën e Qëndresës në Prekazin e Adem Jasharit dhe po ashtu kishin vënë nën rrethim shumë fshatra të Drenicës si Kopiliqin, Açarevën, Brojën, Turiçecin, Llaushën, Rezallën, Ismet Osmani, Afrim Behrami, Gani Behrami, Asllan Behrami, e të tjerë paraqiten vullnetarisht te Abedin Rexha me qëllim për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së.

Rënia heroike e Komandantit Adem Jashari dhe e Jasharëve të tjerë të Prekazit i dha hov të fuqishëm luftës çlirimtare jo vetëm në këto anë të Drenicës, por në mbarë Kosovën e më gjerë. Të rinjtë, mësuesit e arsimtarët e Izbicës krijuan pikën e tyre luftarake në fshat, fillimisht në shtëpinë e Sadri Aliut. Një kontribut të rëndësishëm në masivizimin e luftës në këto anë kanë dhënë: Ismet Osmani, Afrim Behrami, Zaim Behrami, i cili ishte teknik medicinal, Avni Aliu, Xhevdet Dobrani, Elmi Arifi, Enver Bajra, Gani Behrami, Asllan Behrami e shumë të tjerë.

Me rastin e krijimit të pikës së vëzhgimit në vendin e quajtur Kalabreg, që ndodhet mbi fshat në drejtim të fshatit Belicë, i cili banohej me popullatë serbe e malazeze, Ismet Osmani së bashku me Afrim Behramin dhe Xhevdet Dobranin e të tjerë do ta vëzhgojnë dhe do ta mbrojnë atë pikë deri në ditën kur bien dëshmorë.

Në kohën e zgjerimit të radhëve, Izbica kishte rreth 40 luftëtarë të lirisë, shumica e tyre të armatosur me armatim të lehtë, kallashë, bomba dore, etj.

Në këtë fshat, qysh prej fillimit të luftës, në Drenicë, në pranverë të vitit 1998 ishin zhvendosur shumë banorë nga fshatrat fqinjë, të cilat ishin përfshirë në flakën e luftës çlirimtare.

Sulmet më të egra të forcave serbe vinin nga fshati Belicë, i cili banohej me popullatë serbe e malazeze. Banorët serbë të këtij fshati iu kishin bashkuar radhëve të policisë dhe forcave paramilitare serbe. Ata kishin filluar të gjurmonin terrenin dhe ishin përgatitur për ta sulmuar Izbicën, ku gjatë dimrit të vitit 1998/1999 kishte mijëra banorë të zhvendosur.

Katër ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër makinerisë ushtarake dhe policore serbe, më 28 maj 1999, serbët e fshatrave Belicë e Leçinë të përkrahur nga ushtria dhe policia fillojnë depërtimin në Izbicë, me ç’rast edhe kryen njërën ndër masakrat më të çmeritura. Ata depërtuan në mesin e popullatës së zhvendosur dhe me forma e metoda barbare vranë e masakruar 128 civilë shqiptarë në mesin e tyre edhe femijë, gra burra dhe pleq të moshuar.

Nga popullata civile e këtij fshati, serbët kanë vrarë e kanë pushkatuar këta banorë të Izbicës: Zeqir Xhemajli, Idriz Xhemajli, Muharrem Osmani, Azem Osmani, Hetem Osmani, BajramBajra, Qazim Bajrami, Shaban Musliu, Mujë Rexhepi, Fatmir Osmani, Zoje Osmani, Halit Rama, Islam Haliti, Mehmet Hajra, Qerim Hajra, Muhamet Kadriu, Azize Spahiu, Nuredin Behrami, Muhamet Behrami, Demush Behrami, Ardita Behrami, Edona Behrami dhe Çlir imtare Behrami, foshnjë gjashtëmuajshe, e cila kishte lindur në luftë, bija e dëshmorit të kombit, Afrim Behrami.

Pasi ishin varrosur trupat e masakruar, një ekspeditë ushtarake serbe kishte depërtuar në vendin e krimit dhe kishte ngarkuar në kamioni: .rreth 60 kufoma, të cilat u dërguan në drejtim të panjohur.

Më 10 maj të vitit 1999, serbët sërish kishin mësyrë fshatin. Ata sulmojnë pikën në Kalabreg ku ishin pozicionuar:Ismet Osmani, Afrim Behrami, Driton Osmani dhe Xhevdet Dvorani, të gjithë luftëtarë të UÇK-së. Rreth mesditës, pas një qëndrese heroike kishin rënë dëshmorë: Ismet Osmani, Afrim Behrami ‘dhe Xhevdet Dvorani.

Të nesërmen, më 11 maj, serbët zunë në pyjet e fshatit Izbicë edhe 13 banorët të zhvendosur, shumica prej tyre nga fshati Burojë dhe që të gjithë i pushkatuan.

Ismeti ka qenë i martuar me Shukrijen. Ai ka lënë bijtë: Fatonin, Valonin dhe bijat: Xhevahiren, Xhemilen, Serveten dhe Arlindën. Në nderim dhe respekt të familjes së dëshmorit io’t!.hanë mirënjohje nga SHP i UÇK-së nga Komanda e Zonës së Parë Operative tëDrenicës, nga Kuvendi komunal dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. (A. Q)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …