Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: Dy poezi për Dritëro Agollin

Brumi i Shqipërisë

 

Për ty i madhi Dritëro qau Shqipëria,

Se ti për të flakë dashurie ishe,

Në çdo faqe Nënë Shqipëri shkrove,

Dhe kurdoherë mirësi na fale.

 

Në ndërgjegjen shqiptare mal i rrënjosur,

Qëndron gjithmonë, ashtu i pamposhtur,

Vepra jote, përkushtim i Atdheut,

Aortë e frymëzimeve të shpirtit.

 

Dritë, dritësove në botën shqiptare.

Në rrugën e bashkimit pishtar u bëre,

Fjala jote mjaltë e dashurie,

Në shtëpi zogj shqipesh mblidhje.

 

Botës shqiptare dashuri e frymëzime i dhe,

Në qiellin arbëror vepra gjithnjë do  jetojë,

Se ajo kujtesa e ndërgjegjes së tij është,

Se është brumë i bashkimit të Shqipërisë.

 

Njerëzimit  i fale yllin e ngadhënjimit,

Punëtorit, fshatarit ia fale dashurinë,

Për tokën u betove, se kokën e lë,

Dhe femrën  e çmove, si gjysma e njerëzimit.

 

Ti jetën me afshin e zemrës e deshe,

Siç e doje gruan me ëmbëlsinë e shpirtit,

Për Atdheun zjarr dashurie kishe,

Dhe mal shpirtëror është vepra jote. 

 

5.2.2017

 

Dritëro o dritë, fjalë e shpirt

 

Shtrëngatës atdhetare shkëndija i ke dhënë,

Në rrugën shqiptare kërkove bashkim,

Dhe vështrove qartë, se shpirti të bënte dritë,

Marshove drejt fitores me yllin ngadhënjim.

 

Në fjalë dhe në vepër farë pajtimi kishe,

Ura bashkimi ngado ti ndërtove,

Shqipërinë tejpërtej me zjarr e deshe,

Dhe shpirti për Kosovën të digjte.

 

Kosovën e quaje Shqipëri përtej Drini

Dhe himnin e bashkimit ti vetë qëndise

E zëri të buçiti me fjalën dashuri

Dashuri e bashkimit o Nënë Shqipëri!

 

Për ty s`kishte ndarje, s`kishte as kufij,

Çdo pëllëmbë shqipesh është Shqipëri

Të gjithën e mbulove me plot hijeshi,

Ta  mbledhim në një, na e le porosi.

 

9.2.2017

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …