Jakup Krasniqi: Autoritarizmi, despotizmi, tirania, nepotizmi e ngulfatin aspiratën për shtetin e së drejtës

Jakup Krasniqi: Autoritarizmi, despotizmi, tirania, nepotizmi e ngulfatin aspiratën për shtetin e së drejtës

Kryetari i këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi duke folur në Konventën e partisë e ka akuzuar pushtetin se me funksionim autoritar është bërë pengesë për ndërtimin e një shteti të së drejtës. Por gjatë historisë shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbarë edhe në rrethana më të vështira, edhe në rrethana robërie. Funksionimi autoritar dhe aspak demokratik në radhët partive të koalicionit qeverisë, sundim autoritar që është bërë në institucionet e shtetit, sidomos pas pavarësisë, është bërë pengesë për ndërtimin e Kosovës si shtetit të së drejtës. Autoritarizmi, despotizmi, tirania, nepotizmi dhe të gjitha mënyrat demokratike të funksionimit e ngulfatin aspiratën për funksionimit të një shteti të së drejte”, tha Krasniqi.

Ish kryekuvendari Krasniqi shtoi me tutje se Nisma socialdemokrate, së bashku me qytetarët, duhet të ndahen nga politika që nuk prodhon stabilitet, e që nuk ka zemër që t’i ndjejë brengat e qytetarëve. Nisma socialdemokrate për Kosovën, duhet të ndahet qartazi dhe pa ekuivoke nga politika dinake e finoke, mashtruese e denigruese, e cila politikë po e degradojnë e cenojnë rënd lirinë, demokracinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës sonë. Të gjitha zhvillimet edhe këto të këtij viti, e konfirmojnë këtë, por asnjë zhvillim politik, demokratik a ekonomik, me këta dinak e mashtrues që kemi në krye të shtetit, as sot e as në vazhdim, nuk na presin zhvillime pozitive e progresiste, Kosovës i duhet zhvillim progresist”, theksoi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …