Jakup Krasniqi

Jakup Krasnqi: Partisë “Demokratike” mos ia zini për të madhe, ata i demokracia i vret

Nipi i tha gjyshes: “Mos e ha mishin, se ne vegsh ka gjarpër e te helmon”. Gjyshja që ishte mësuar ta marrë mishin nga vegshi  ia ktheu: “Ves e kam, edhe pse vdes, ndashtё”. Kështu janë edhe deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat qё i kanë, i kanë me vjedhje ose servilizmin e pa kurrizorëve, të cilët dje, nё orët e mbrëmjes e kishin pushtuar Komaranin. Na detyruan qё t’i vizitonim edhe ne, me ftesën e aktivisteve. Ata këto ditë si hiena u ishin lëshuar fshatrave te Drenasit, ku nuk ju munguan premtimet e të gjitha ngjyrave, kёrcёnimet për vendet e punës, por nuk po heqin dorë as nga vesi i vjetër i blerjes se votave. Nuk ka dyshim, këto veprime tani më nuk po i dёshirojnё as qytetarët e Drenasit, të cilët ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve primitive mbase dhe kriminale. Një gjë mbetet e saktë. Këta njerëz, kurren e kurrës nuk mund ta pranojnë vullnetin e lirë te qytetarëve. Nuk mund të pranojnë zgjedhje të lira e demokratike. Ata punojnë për të prishur çdo rregullsi në zgjedhje! Qytetarët e Drenasit kanë vendosur ta kthejnë demokracinë edhe nё Drenas! Ndonëse kundërshtarë të demokracisë kanë: deputetë e qeveritarë dhe persona të tjerë te “sigurisë”. Gjithë zhvatësit e pushtetit e të parasë publike! Ketë e pash dje me sytë e mi! E shumë cka u raportua sot nga mediet!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …