leoni

Janë kryer të gjitha përgatitjet për Samitin e Sofjes, që do të mbahet nesër në Sofje

Janë kryer të gjitha përgatitjet për Samitin e Sofjes, që do të mbahet nesër në kryeqytetin e Bullgarisë

Janë kryer të gjitha përgatitjet jo të lehta për Samitin e Sofjes, që zhvillohet të mërkurën mbrëma dhe të enjten. Së pari do të zhvillohet një takim i 28 liderëve të BE-së kushtuar temave si agjenda digjitale, Irani dhe raportet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj të enjten do të zhvillohet edhe Samiti i veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, i pari i tillë që nga Samiti i Selanikut para plot 15 vjetësh. Një zyrtar i lartë i BE-së, duke rikujtuar se ka qenë vështirë të arrihet konsensus në BE rreth këtij teksti për shkak të 5 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, e ka quajtur këtë si një të arritur të madhe, sepse tash së paku rreth tekstit ekziston pajtim i të gjithë 28 liderëve të shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, posaçërisht Spanja, që nuk kanë dashur që edhe Kosova të jetë pjesë e negociatave për deklaratë të përbashkët, dhe në fund është gjetur formula, sipas së cilës liderët e 28 shteteve anëtare e miratojnë deklaratën, ndërsa “partnerët nga Ballkani Perëndimor” pajtohen me të.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …