Janë mbytur 267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore

Janë mbytur 267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore

Deri tani konsiderohen të mbytur nën rrënoja  267 veta nga pasojat e tërmetit katastrofal në Italinë qendrore. Ky është bilanci i fundit aktual  zyrtar i deklaruar gjatë konferencës së shtypit nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. 207 viktima janë rekuperuar në Amatriçe, 11 në Accumoli e 49 në qytezën e Arquata del Tronto. 387 është numri i të plagosurve të shtruar në spitalet e rajonit të Lacios, Marke e Abruxo. Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 928 lëkundje tërmeti. Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …