vipa
vala – old
driloni com
Fillimi / Dëshmorët / Jetullah Adem Kastrati (25.11.1978 – 27.12.1998)
Jetullah Adem Kastrati (25.11.1978 – 27.12.1998)

Jetullah Adem Kastrati (25.11.1978 – 27.12.1998)

Në fshatin Kastrat (ish – Obrançë ) të Besianës, në një familje të varfër, por bujare, më 25 nëntor të vitit 1978, u lind dëshmori i kombit Jetullah Kastrati. Bashkëshortët Adem e Mihane Kastrati patën katër fëmijë: Shabanin, Jetullahun, Selvijen dhe Hajrullahun. Shkollën fillore, Jetullahu e kreu në shkollën e fshatit të lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në gjimnazin e Besianës. Pas daljes në skenë të UÇK-së, Jetulalhu menjëherë u bashkohet radhëve të saj në Bajgorë të Shalës. Stërvitjet e nevojshme ushtarake i kreu në qershor të vitit 1998. U sistemua në Brigadën 152 “Shaban Shala”, përkrah bashkëluftëtarëve Remzi Demolli (dëshmor), Kadri Qerimi (dëshmor), Sahit Uka, Naser Hoxha, Agron Jashari, Ramë Zhegrova etj. Mori pjesë në betejat e zhvilluara në zonën e Llapit, si në Kastrat, Llapashticë, Gegaj, Kaqandoll, Bajgorë etj. Në periudhën kohore 24 – 28 dhjetor 1998, në zonën e Llapit u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra ndërmjet UÇK-së dhe forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe. Kjo betejë ka hyrë në histori si Beteja e Lalpashticës. Në realitet beteja u zhvillua në një territor më të gjerë, duke filluar nga Vendenisi (Gllamniku) e deri në Kastrat (Obrançë). Forca të shumta të armikut serb, të pajisura me mjete e armatim të fuqishëm sulmuan pozicionet e UÇK-së. Moti që mbretëronte ishte edhe një pengesë shtesë për luftëtarët e UÇK-së, të cilët me orë të tëra qëndronin në pozicionet e tyre të mbushura me ujë e akull. Armikut iu kundërvunë Brigada 151 ”Zahir Pajaziti” dhe Brigada 152 “Shaban Shala”, njësia speciale e zonës dhe bateria e topave pa dridhje 76 mm. Sulmi mbi pozicionet e UCK-së, më 24 dhjetor u bë nga tri drejtime: nga Tabet e Llapashticës, Kastrati dhe Vendenisi. Forcat serbe kishin planifikuar që me sulme të rrufeshme të depërtonin te Tabet e Llapashticës, e pastaj për në fshatin Llapashticë e Epërme, ku ndodhej shtabi i zonës. Sulmi në drejtimin e Kastratit dhe Katunishtës ndërmerrej me qëllim të ndarjes së njësiteve të brigadës 152 nga komanda e ZOLL-it. Luftime të ashpra vazhduan të zhvillohen edhe më 27 dhjetor 1998, kur forcat serbe ndërmorën sulme në pozicionet e UÇK-së në Kastrat. Luftimet kishin filluar rreth orës 12. Forcat policore të mbështetura nga ato ushtarake që bombardonin pozicionet e UÇK-së, pa ndërprerë. Gjatë këtyre luftimeve e granatimeve, në altarin e lirisë ra luftëtari Jetullah Kastrati dhe u plagos rëndë Remzi Demolli. Varrimi i dëshmorit të kombit Jetullah Kastrati u bë pas tri ditësh në varrezat e fshatit Kastrat. Në lapidarin te Tabet e Llapashticës është e skalitur fotoja e dëshmorit, ndërsa përmendore i është ngritur edhe mbi varr. Dëshmori Jetullaj kishte pasion dhe ushqim shpirtëror krijimtarinë letrare, e në veçanti poezinë. Ai ka lënë krijime dhe pjesë ditari të luftës. Më 12 dhjetor 1998, vetëm dy javë para rënies, në vijën e frontit, dëshmori ka shkruar vargjet në vijim:

Bashkohuni o shokë
Të gjithë të luftojmë
Kosovën heroike
Ne duhet ta çlirojmë.

Kërcet pa ndal pushka
Vrapojnë trimat shqiptarë
Që ta dëbojnë çetnikun
Deri në kufi, në Merdar.

Pas luftës familja e dëshmorit është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga SHP i UÇK-së, po ashtu nga Shtabi i UÇK-së të ZOLL-it, nga SHFD të UÇK-së në Besianë etj. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Shaban Vitia (15.11.1976 – 20.4.1999)

Lutfi Shaban Vitia (15.11.1976 – 20.4.1999)

“Bal, i ke pesë djem, dy duhet t’i japësh për luftën! Një jam unë!”. Këto ...