McCain

John McCain: Nuk është në interes të askujt të dështojë Maqedonia

Senatori republikan nga Arizona, John McCain në bisedë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës, duke komentuar gjendjen në rajon ka deklaruar se është më se i nevojshëm angazhimi  më i madh  në një situatë të mundshme dinamike dhe ekspolozive në Maqedoni. Nuk është në interes të askujt të dështojë Maqedonia. Jam i shqetësuar për Maqedoninë. Nuk parashikoj luftë ose konflikt, por them se tensioni është i madh dhe situata ka dalë nga kontrolli dhe kërkon angazhim të madh nga ana e SHBA-së, por edhe nga BE-ja’, ka komentuar ndër të tjera McCain.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …