Josef Braml: Trump ka planifikuar tërheqjen e trupave nga Siria, me qëllim të sulmeve ajrore mbi shtetin e Iranit

Josef Braml: Trump ka planifikuar tërheqjen e trupave nga Siria, me qëllim të sulmeve ajrore mbi shtetin e Iranit

Eksperti i shquar gjerman për politikat amerikane dhe marrëdhëniet transatlantike, Josef Braml, parashikon që kryetari amerikan, Donald Trump ta anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe më pas të godasë me  sulme ajrore, me qëllim  për të parandaluar këtë vend të zhvillojë edhe më tej  armët bërthamore. Profesori, Josef Braml, ekspert për politikën amerikane dhe marrëdhëniet transatlantike në Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme, në Berlin, beson se Trump tashmë ka planifikuar tërheqjen e trupave nga Siria, me qëllim që të mos bëhet objektiv në rastin e ekzekutimit të sulmeve ajrore në Iran. Në një intervistë për  “Al- Xhazia”, ai  beson se një sulm i tillë do të jetë me dobi të kryetarit  amerikan në vendin e tij, sepse dhe ka për qëllim arritjen e objektivave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e tyre gjeo-strategjike me Kinën. Eksperti gjerman konstaton se Irani duhet të përgatitet për atë që do të ndodhë në muajt e ardhshëm, dhe se nuk mund të mbështetet shumë nëse beson se  do ta përfitojë  ndihmën e Rusisë në rast të sulmit ushtarak të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …