Çedomir Jovanoviq

Jovanoviq: Nuk i besohet dialogut që na duhet aq shumë përderisa Daçiq persekuton me pretendime rreth ndarjes së Kosovës

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka kërkuar që kryetari i shtetit serb dhe kryeministrja e Serbisë, menjëherë t’u vënë pikë sjelljeve të Ivica Daçiqit, “t’ia qepin gojën” dhe kështu ta ndalojnë promovimin e ndarjes së Kosovës. “Është e pakuptimtë të besohet në dialogun që na duhet aq shumë përderisa Daçiq persekuton rreth ndarjes së Kosovës sikur në kohë më të mira të Milosheviqit, Koshtunicës e Tadiqit”, ka shkruar në një deklaratë të veten Jovanoviq. Nëse nuk mund t’i heshtin promotorët e ideve të viteve të 90-ta, si mund të na bindin se janë seriozë në qëllimin për t’u marrë vesh që vendin ta nxjerrim nga gërmadhat e përgjakshme në të cilat ka përfunduar për shkak të politikave po të viteve të 90 –ta, është pyetur Jovanoviq. Ai ka thënë se LDP me politikën e vet kaherë e ka formuluar platformën kosovare për të cilën beson se do të sjellë te marrëveshja përfundimtare paqësore ndërmjet popullit serb e shqiptar pas shekuj luftërash të përgjakshme dhe kështu fëmijëve t’iu sigurohet jetë e qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …