Ka dështuar takimi i kryetarëve të pesë partive politike parlamentare të Kosovës

Ka dështuar takimi i kryetarëve të pesë partive politike parlamentare të Kosovës

Kryetarët e pesë partive më të mëdha politike janë takuar dhe kanë biseduar në hotelin “Swiss”, në Prishtinë. Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Nga AAK-ja  i pranishëm ka qenë Ramush Haradinaj, i cili e  ka lëshuar mbledhjen, duke arsyetuar me faktin  se Isa Mustafa po vazhdon të flasë sipas projektit të Murat Mehës, për demarkacionin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën,  Jakup Krasniqi për mospajtimin e arritur në takimin e liderëve partiakë e ka akuzuar koalicionin qeveritar. Marrëveshja nuk u arrit se koalicioni qeverisës nuk pati gatishmëri. Ndoshta vazhdojnë bisedimet e ne si opozitë kemi pritur ta nënshkruajmë e të ecim tutje. E vetmja çështje që u diskutua ka qenë rishikimi i marrëveshjes, por opozita nuk ka qenë e gatshme ka thënë Jakup Krasniqi pas dështimit të takimit të liderëve lidhur me demarkacionin dhe draft deklaratën, që duhet të aprovohej nga pjesëmarrësit.

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri pas përfundimit të takimit të liderëve të partive politike kushtuar demarkacionit dhe draft deklaratës për viza ka thënë se “kemi qenë të pajtuar me draftin deklaratën paraprake. “Mendoj që këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashiti ka qëllim t’i vazhdojë. Kjo mënyrë e të ndryshuarit të mendimeve brenda natës është e rrezikshme. Kemi qenë të pajtuar me draftin paraprak të bërë nga Naim Rashiti”, ka thënë Visar Ymeri.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, pas takimit të dështuar të liderëve të partive politike lidhur me demarkacionin dhe draft –deklaratën për vizatka thënë se liderët u pajtuan për të pasur takime të radhës. “Paritë opozitare dje kanë shtuar fjalë shtesë nga drafti. Ideja ka qenë të shqyrtohet edhe një herë. Ne do ta ofrojmë krejt dokumentacionin mes partive politike. Në do vazhdojmë në grupe të eksperteve e teknike deri në marrëveshje. Liderët u pajtuan me pas takime të radhës. Po flas për presionin e BE-së që të kryhet ky proces sa më shpejt. Mund të ndodhë qe të kryhet brenda muajit”, ka thënë Arban Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …