Brickos

Ka filluar ndërtimi i stacioneve të ujit të pijshëm për banorët e Skenderajt në Shipol dhe Brus

Më qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt, ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe në Brus, që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt. Në ceremoninë e fillimit të punimeve në këtë projekt ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, si dhe drejtuesit e kompanisë së ujësjellësit regjional “Mitrovica”, Sami Miftari dhe Ilaz Halili. Më këtë rast Nënkryetari Nura ka deklaruar se projekti që po fillon sot do të përmirësojë shumë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Skenderajt. Ai ka thënë se investimet e Komunës së Skenderajt në rrjetin e ujësjellësit në fshatrat e Skenderajt dhe ky projekt që po fillon sot, janë jetike për qytetarët e Skenderajt. Projekti i ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe Brus do të realizohet me financim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Komunës së Skenderajt. Në fazën e dytë të këtij projekti do të bëhet edhe shtrirja e gypit kryesor furnizues që do të mundësojë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …