Ka përfunduar aktiviteti kulturor “Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri”

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj është mbajtur me shumë sukses aktiviteti tradicional kulturor “Avancimet kulturore Prof.Ajet Beqiri”, aktivitet ky konkurrues në dy fushat e artit; letërsi dhe art figurativ.

Punimet e nxënësve të shkollave fillore, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë vlerësuar nga dy juritë profesionale të cilat kanë ndarë edhe çmimet për më të talentuarit në të dy fushat. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe shpërblimeve për më të mirët, drejtori i DKRS-së në Skenderaj Hajriz Koci, ka lavdëruar nxënësit pjesëmarrës dhe shkollat prej nga vijnë ata. Ai po ashtu ka theksuar edhe rëndësinë që ka përkujtimi i dëshmorëve me aktivitete kulturore siç ishte ky i sotmi Z. Koci ka shprehur edhe përkushtimin e Komunës së Skenderajt për veprën e madhe të dëshmorëve.

Në emër të familjes së Ajet Beqirit ka folur edhe Petrit Beqiri. Ai e ka falënderuar Komunën e Skenderajt për organizimin serioz dhe masovik të kësaj ngjarjeje kulturore më qëllim të shprehjes së talentit të nxënësve nga shumë shkolla të Kosovës.

Në fund të ceremonisë vlerësuar nga juria profesionale në fushën e letërsisë janë shpërblyer: Agnesa Beqiri, Elmedina Hetemi, Donjeta Selimi dhe Hana Musa, ndërsa në fushën e artit figurativ janë shpërblyer: Rrita Fazlija, Driton Shala, Gentrit Kuçica, Brikena Ngucati, Engellusha Ballazhi dhe Fatlume Hasani.

“Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri” është aktivitet tradicional kulturor që mbahet në kuadër të shënimit të ditës së martirëve dhe të rënëve dhe ka për qëllim promovimin e artit të letërsisë dhe atij figurativ tek të rinjtë shkollarë. Aktiviteti ka karakter garues dhe DKRS për më të mirët ndanë çmime dhe shpërblime.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …