leoni

Pas trajtimit mjekësor në QKUK, EULEX-i Azem Sylën e ka dërguar në Burgun e sigurisë së lartë, në Dyz

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore kundër ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla

Gjatë seancës së sotme kundër Azem Sylës, dëshmitari i dytë i mbrojtur është marrë në pyetje nga avokati, Tomë Gashi. Ai  tha për KosovaPress se dëshmitari ka mohuar të jetë kërcënuar nga ish-deputeti Syla. Gashi seancën e sotme e ka parë si pozitive për klientin e tij. Ka lëvizje shumë pozitive për Azem Sylën. Dëshmitari mohoi se ka qenë i kërcënuar” ka thënë Gashi. Kjo seancë është zhvilluar me kërkesën e Prokurorisë, e cila ka vlerësuar se Azem Syla ka bërë përpjekje të ndikojë te dëshmitari i dytë i mbrojtur. Ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla është  arrestuar në prill të këtij viti, pasi Prokuroria pretendon se ai bashkë me disa persona të tjerë ka tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore. Në këto akuza të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …