Brickos

Kadaj-Bujupi: Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit

Kadaj-Bujupi: Opozita është e vendosur ta kundërshtojë demarkacionin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend. Ajo theksoi se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm. Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës, ndërsa Malit të Zi, mund t’ia falim qeveritarët e korruptuar, por jo tokën, tha ajo . Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …