Kadri Veseli: Shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës

Kadri Veseli: Shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka kujtuar me anë të një postimi në rrjetin social heroin e Kosovës, Shaban Polluzhën në 73 vjetorin e vrasjes së tij. Veseli ka thënë së shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha. Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra djemve trima në kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë. Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste. Partizanët e Titos rrafshuan mbi 40 fshatra e vranë mijëra civilë të pafajshëm, por shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …