subvencionet
muqa 900
vipa
vala
Fillimi / Kalendari kombetar / Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, Muaji Mars
Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, Muaji Mars

Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, Muaji Mars

Më 1 mars 1945 lindi, Xhevahir Spahiu, shkrimtar, poet.

Më 1 mars  1917 lindi, Petro Cani, mjek, kirurg, profesor, pedagog.

Më 2 mars 1925, u vra Luigj Gurakuqi, atdhetar, politikan-demokrat, shkrimtar e poet. Drejtori i parë i “Normales së Elbasanit”.

Më 3 mars 1935 lindi, Fitnete Rexha, këngëtare, Artiste e Popullit.

Më 4 mars 1915 lindi, Hysni Kapo, kuadër i lartë i LNÇSH-së, atdhetar, burrë-shteti, Heroi i popullit.

Më 4 mars 1935 lindi, Haxhi Dede-Reshat Bardhi, Kryegjysh bektashian i Shqipërisë.

Më 4 mars 1939 lindi, Panajot Pano mjeshtër i futbollit.

Më 5 mars 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat serbe rrethuan lagjen Jashari dhe filluan luftimet treditore. Në rrethim të hekurt ishte edhe Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me familjen dhe bashkëluftëtarët. Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Sh. Jashari, Prekazi i Ulët, pastaj: Adile B. Jashari, Afete H.Jashari, Afije A. Jashari,  Ajvaz K. Jashari  Ali R. Jashari, Abdullah Z. Jashari, Bahtije M. Jashari, Beqir B. Jashari, Besim H. Jashari, Blerim H. Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina H. Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari,  Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari,  Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj,  Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari.

Më 5 mars 1926 lindi, Violeta Manushi, aktore e skenës dhe teatrit. Artiste e popullit.

Më 6 mars 1844 lindi, Zef Serembe, poet i shquar arbresh.

Më 7 mars 1827 lindi, Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar, atdhetar i Rilindjes, përkthyes i Biblës dhe shkrimtar.

Më 8 mars 1847 lindi, Ndue Bytyçi, poet, rilindës dhe përkthyes. Vdiq në vitin 1917.

Më 8 mars 1862 lindi, Dhimitër Ilo, atdhetar, rilindës nënshkrues i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Vdiq më 1945.

Më 8 mars  1871 lindi, Ahmet Shkodra, luftëtar, demokrat, mësues. Vdiq më 7 shkurt 1947.

Më 8 mars 1902 lindi, Et-hem Haxhiademi, shkrimtar dhe dramaturg. Vdiq në vitin 1965.

Më 9 mars 1907 lindi, Zef Kolombi, piktor, mësues. Vdiq në vitin 1949.

Më 10 mars 1912 lindi, Dali Ndreu, ushtarak, demokrat, partizan, U pushkatua në vitin 1956, në një proces të montuar politik. Dënimi është shpallur i padrejtë.

Më 11 mars 1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale.

Më 12 mars 1940,  shpërthyen në Durrës demonstratat e fuqishme antifashiste.

Më 13 mars 1947 vdiq, Gjovalin Gjadri, konstruktor ndërtimi, inxhinier.

Më 15 mars 1860 vdiq Karl Gega, inxhinier austriak i hekurudhave me origjinë shqiptare.

Më 15 mars 1875 lindi, Faik Konica, publicist, shkrimtar, përkthyes, botues. Vdiq në vitin 1942

në Uashington.

Më 15 mars 1887 lindi Mustafa Mërlika (Kruja), politikan, deputet, gjuhëtar kundërshtar i Zogut. Vdiq në vitin 1958 në Amerikë.

Më 16 mars 1923 lindi, Besim Levonja, aktor, dramaturg, Artist i Merituar. Vdiq në Tiranë në vitin 1968.

Më 16 mars 1939 vdiq, Visar Dodani, rilindës, atdhetar, poet e publicist.

Më 18 mars 1923 lindi, Rexhep Mulliqi, kompozitor, dirigjent.

Më 18 mars 1908 u zhvillua Lufta e Mashkullores në krye me Çerçiz Topullin.

Më 19 mars 1942 lindi Fatmir Shehu, inxhinier, profesor i njohur.

Më 20 mars 1592 u shkrua libri: “Katekizma Shqiptare e Lekë Matrëngës”, e zbuluar në Vatikan në vitet 30 të shekullit 19-të.

Më 20 maj 1920 lindi, Qemal Stafa, revolucionar, komunist, Hero i Popullit.

Më 21 mars 1885 lindi, Ibrahim Temo, veprimtari i Rilindjes Kombëtare. Vdiq në Rumani në vitin 1945.

Më 21 mars 1933 lindi, Odhise Grillo, shkrimtar i njohur i veprave për fëmijë.

Më 22 mars 1878, dili numri i parë i gazetës “Terxhumani shark” ( Kërkuesi i Lindjes) kryeredaktor i parë ishte Sami Frashri.

Më 22 mars 1935 vdiq, Aleksandër Mojsiu, aktor i madh i teatrit e filmit me famë botërore. Ishte austriak me origjinë shqiptare.

Më 22 mars shënohet festa fetare e bektashinjve, Sulltan Nevruzi.

Më 24 mars 1867 lindi Vehbi Dibra, atdhetar, rilindës, klerik mysliman.

Më 24 mars të vitit 1999, Aleanca Veriatlantike, NATO kishte filluar  bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi Mali i Zi, për shkak të dhunës dhe spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova.

Më 24 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, kanë  vrarë 14 civilë shqiptarë dhe në mbrojtje të tyre kanë  rënë 11 luftëtarë të UÇK-së.

Më 24 mars, kanë rënë dëshmorë:  Adnan Loku, Ismail Kuçi, Salih Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Cenë Loku, Hamdi Sejdi Sejdiu, Sabit Halim Rrahmani, Fatmir Selmani. Por atë ditë serbët kanë masakruar 14 pjesëtarë  të popullatës civile në zonën e Kaçanikut.

Më 24 mars, kanë rënë dëshmor, në luftë kundër forcave serbe: Ismet Asllani,

Më 24 mars 1998, shënohet Beteja e Gllogjanit. Gjatë betejës kanë rënë dëshmorë, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Më 25 mars 1927 vdiq,Idriz Seferi, atdhetar komandant i çetave kryengritëse për çlirimin e trojeve shqiptare.

Më 25 mars 1925 u formua në Vjenë “Komiteti Nacional Revolucionar, KONARE”, në krye me Fan Nolin.

Më 25 mars 1999  pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe kanë vrarë e kanë masakruar rreth 200 shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Më 25 mars 1999, ka rënë dëshmorë i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Po atë ditë në vend luftime të ndryshme kanë rënë: Ragip Ademi, Isyf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj.

Më 26 mars të vitit 1981, në Prishtinë, u zhvilluan demonstratat e dyta të studentëve me kërkesë për Kosovën Republikë.

Më 26 mars 2001 ra dëshmor Njazi Azemi, luftëtar i UÇK-së dhe UÇPMB-së.

Më 26 mars  1999 Forcat serbe kanë masakruar 243 shqiptarë në fshatin Krushë e Madhe dhe 50 shqiptarë të tjerë të familjes Berisha, në Therandë-ish Suharekë.

Më 26 mars kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Osman Rexhepi, Nuhi Rexhepi, Lulzim Rexhepi, Eshim Gashi, Agim Osaj, Ismet  S. Gashi, Shemsi Jusufi, Ismet Spahiu.

Më 26 mars 1932 vdiq Ilaz Vrioni, atdhetar, politikan.

Më 27 mars 1866 lindi, Andon Zako-Çajupi, atdhetar, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes.

Më 27 mars 1931 lindi Pjetër Gaci, kompozitor, pedagog i muzikës.

Më 27 mars 1999 forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama në Kastriotit, ish Obiliq. Faruk Rama, Agron Rama dhe Albert Rama kanë rënë dëshmorë.

Më 27 mars ka rënë dëshmor, Ramadan Mazreku.

Më 27 mars 1999 dy aeroplanë të armatës serbe kanë bombarduar selinë e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress në fshatin Berishë. Me atë rast është vrarë, Elbasan Jakup Berisha.

Më 27 dhe 28 mars 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës  ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të rinj. Në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Më 28 mars 1932 lindi Loni Papa, shkrimtar.

Më 28 mars 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg.

Më 28 mars 1999, forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar 147 shqiptarë në fshatin Izbicë të Drenicës.

Më 28 mars kanë rënë dëshmorë: Elez Ramë Geci, Maxhun Berisha, Shefki Thaçi.

Më 29 mars 1925, nga forcat zogiste të Ceno beg Kryeziut u vra në rrethim Bajram Curri, atdhetar, demokrat, udhëheqës i kryengritjeve shqiptare kundër Turqisë dhe Serbisë.

Më 29 mars 1944 u vra Mustafa Matohiti, atdhetar, komisar i çetave partizane, Hero i Popullit.

Më 29 mars 1999 forcat serbe masakruan 49 shqiptar në fshatin Beleg të Deçanit.

Më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës bien 13 dëshmorë nga Zona Operative e Dukagjinit, e Drenicës dhe Pashtrikut.

Më 30 mars 1895 lindi, Anton Ashta, mjek malariolog i njohur shqiptar.

Më 31 mars. Masakra në Pastasel ku u masakruan 102 shqiptarë.

Muaji mars përfshin ditëlindje dhe ditë-rënie, apo vdekje të shumë personaliteteve me peshë kombëtare si: Andon Zako Çajupi, Bajram Curri, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari, Aleksandër Mojsiu, të rënët nga familja e ngushtë dhe e gjerë Jashari të Prekazit, 59 prej tyre dhe shumë dëshmorë e martirë të tjerë.

Vetëm pas intervenimit të NATO-s kundër Jugosllavisë prej 25 deri më 31 mars trupat ushtarake dhe policore serbe kanë masakruar e kanë likuiduar rreth 700 pjesëtarë të popullatës civile, ndërsa nga radhët e dëshmorëve kanë rënë rreth 100 dëshmorë, të evidentuar deri tani.

Literatura:

Kalendari enciklopedik I, Tiranë, 1998.

Fjalori enciklopedik, Tiranë,  1985.

Arkivi I-II- III Radio-Kosova e lirë, Prishtinë 2009.

Feniksët e lirisë, 1-15  ( 2001 – 2015)

Hasan Hasani: Të pavdekshmit e Dukagjinit. Pejë 2002.

Hajrush Kurtaj: Shungullon Gryka e Kaçanikut. Kaçanik 2000.

Në kërkim të dijes dhe lirisë, studentë dëshmorë, ( Grup autorësh). Universiteti i Prishtinës, 2004.

Skënder Zhitia, Dëshmorët e UÇK-së në Llap. Pejë 2000.

Vikipedia, Internet.

Enciklopedia e lirë, internet.

Të dhënat për dëshmorët e rënë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  nuk  janë të plota dhe pritet  të plotësohen kohë pas kohe. Të gjithë ata që disponojnë të dhëna dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë, mund të na kontaktojnë në:  info@radiokosovaelire.com